Stefanoviq Ngjarjet ne Kosove ndikojne keq ne sigurine e Kosoves dhe ne procesin negociator

DW Zoti Stefanoviq cfare implikimesh mund te kete nderhyrja e policise se Kosoves ne veri dhe sulmi i grupit te serbeve ndaj pikekalimeve kufitare
Stefanoviq Edhe njera edhe tjetra jane shume te keqija per stabilitetin dhe sigurine dhe per vullnetin qe kishte filluar te zhvillohet tek te dyja palet. Ato mund te kene ndikime shume negative ne procesin negociator. Kjo eshte arsyeja pse ne jemi ketu prej disa ditesh dhe po provojme te zgjidhim kete problem te ulim tensionet dhe te gjejme zgjidhje. Sidoqofte ajo cfare kane bere grupi i ekstremisteve dje 27.07. ne Jarinje eshte shume e demshme shume e pavolitshme per te gjithe dhe besoni kemi zhvilluar me ore te tera bisedime me gjeneralin Buumlhler qe te stabilizojme gjendjen gje qe edhe e kemi arritur mbreme. Tani ka mbetur qe te diskutojme edhe per kalimin ne Brnjak ne menyre qe plotesisht te normalizojme gjendjen dhe njerezit te kthehen ne shtepite e tyre.
Pohimet e zotit Thaci plotesisht te paverteta
DW Kryeministri i Kosoves ka akuzuar Beogradin zyrtar se qendron pas grupit te huliganeve qe i vune zjarrin pike-kalimit kufitar ne Jarinje. Cili eshte komenti i juaj
Stefanoviq Ne me vendosmeri hedhim poshte pohimet e zotit Thaci vleresojme se kjo eshte plotesisht e pavertete dhe mendojme se kete e dine te gjithe edhe bashkesia nderkombetare kete e dine edhe njerezit te cilet ketu me ne kane tre dite qe provojne qe te rregullojne gjendjen. Beogradi zyrtar e as serbet te cilet kane protestuar ne menyre paqesore gjate kesaj kohe nuk kane asnje lidhje me aktin e ekstremisteve te cilet bene dje ate qe bene. Ne per cdo rast jemi ne gjendje qe te zgjidhim problemin dhe nuk do te lejojme qe kjo ngjajrje shume e pavolitshme dhe negative te shkaterroje perspektiven e zgjidhjes paqesore.
DW Edhe njehere ndoshta pak me gjereisht si do te ndikojne keto ngjarje ne procesin e bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit
Stefanoviq Mendoj se keto ngjarje ndikojne shume keq dhe presim qe gjendja te normalizohet ne teresi qe gjendja ne kalimet adminstrative te kthehet ne situaten e meparshme kjo do te mundesoje kthimin e qetesise kjo do te mundesoje qe njerezite te kthehen ne shtepite e tyre. Nese nuk vjen deri tek kjo atehere mendoj se eshte e qarte se nuk do te mund te arrihet ndonje marreveshje.
DW Sic duket vulat e doganave mbeten problemi kryesor ne procesin negociator. Si mund te dilet nga kjo situate
Te ruhet qetesia dhe te zgjidhet problemi i vulave doganore
Stefanoviq Une mendoj se ne mund te gjejme zgjdihje per vulat doganore ne muajin shtator ashtu sic edhe jemi marre vesh por qe te ndodh dicka e tille eshte e palejueshme pavaresisht se cila pale do te ndryshoj gjendjen ne terren. Mendoj se te gjithe e kane te qarte tani se pas ketyre ngjarjeve te cilat ndodhen ne tre ditet e fundit eshte shume me rendesi qe te ruajme qetesine dhe gjendjen ashtu sic ka qene ne menyre qe ti japim shans procesit te bisedimeve. Ne jemi te gatshem qe te zgjidhim problemin e vulave doganore dhe kete e dine te gjithe bashkesia nderkombetare dhe Prishtina. Ajo qe ndodhi ishte perpjekje qe i gjithe procesi te prejudikohet dhe gjerat te merrnin nje drejtim te gabuar.
Intervistoi Esat Ahmeti
Redaktoi Mimoza Kelmendi