E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku i mori Sanader pikturat?

Nga Express më 03 janar 2011 në ora 20:41

Gjatë mbrojtjes së fundit lidhur me koleksionin e veprave artistike, Ivo Sanadar tha se zyrtarë të ndryshëm partiakë e shtetërorë dhe miqtë i dhuronin vepra artistike.

Mirëpo, si zyrtar shtetëror Sanader është dashur që ta lajmërojë çdo dhuratë mbi 70 euro, andaj pohimi i tij është vështirë i besueshëm, publikuan mediat kroate.

Mënyra se si Sanader erdhi në posedim të koleksionit të vlefshëm, të përbërë nga afro 400 vepra, tregon se ai synoi të fshihte tatimin nga shteti.

Kjo, ngase gjatë blerjes së pikturave Sanader përkujdesej që të fshihte identitetin, e me gjasë edhe t’i shmangej tatimit.

Nga vila e ish-kryeministrit kroat, në rrugën Kozaracka, në Zagreb, më 27 dhjetor 2010 policia ka konfiskuar koleksionin e tij të veprave artistike, që sipas kartelës pronësore, kapin vlerën 1.5 milionë kuna (211,000 euro).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›