E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja e emrit pas zgjedhjeve në Greqi

Zgjidhja e kontestit të emrit përmes vazhdimit të negociatave mes Athinës dhe Shkupit do të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi.

Kjo është paralajmëruar nga mediat greke, të cilat kanë cituar edhe ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimiç, i cili sot i dha fund vizitës së tij në dyja vendet për të nxitur dialogun dhe për të vlerësuar dyja palët lidhur me vazhdimin e procesit për zgjidhjen e këtij kontesti.

Dy partitë më të mëdha në Greqi, PASOK dhe Demokracia e Re kanë rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme para fundit të prillit. “Unë punoj me Qeveri, por në rast se ka zgjedhje, atëherë do të pres qeverinë e ardhshme”, deklaroi Nimiç, i pyetur dje në Athinë se a do të pengohet procesi për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.

Por zgjedhjet e prillit në Greqi, sipas analistëve grek, do të jenë kohë e humbur për Shkupin, për shkak të Samitit të NATO-s në muajin maj në Çikago. Edhe Qeveria e Maqedonisë nuk ka shprehur optimizëm lidhur me këtë Samit, për shkak të zgjedhjeve greke.

Zgjedhjet e reja në Greqi pritet të fitohen nga Demokracia e Re ku kryeministër do të emërohet lideri i kësaj partie, Andonis Samaras

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›