Prokuroria: Administratori i sheikut Kadi të dënohet me 6 vjet burg
26/11/2009 Në 8 dhjetor avokatët mbrojtës do të paraqesin konkluzionet përfundimtare.
TIRANË-Prokurori paraqet konkluzionet përfundimtare për administratorin e Yasin Kadi, Hamzeh Abu Rayan. Për akuzën, e cila nuk u tërhoq pas kërkesës së mbrojtjes, i pandehuri që është gjykuar në gjendje të lirë, duhet të dënohet me 6 vjet burg dhe me një gjobë prej 5 milionë lekësh. Dje prokurori lexoi konkluzionet ku e akuzon të pandehurin Hamzeh Abu Rajan për veprën penale të fshehjes së të ardhurave duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm shtetit. Ndërkohë që të pandehurit i ka rënë akuza e financimit të terrorizimit. Për këtë akuzë një seancë më parë Prokuroria është shprehur se nuk ka dhënë ndonjë sqarim dhe nuk e ka marr në përgjegjësi penale të pandehurin. Por mbrojtja ishte e mendimit se ashtu si i ranë akuzat Yasin Kadi duhet t’i bien edhe Hamzeh Abu Rayan, administratorit të tij. I pandehuri akuzohet se ka administruar rreth 17 objekte pronë e Yasin Kadi. Paratë e këtyre objekteve kanë vjelë nga administratori në një kohë që ato ishin të sekuestruara për llogari të shtetit. Në përfundim të hetimeve, sipas akuzës, rezulton se administratori Abu Rayan ka kryer vetëm veprën penale të "fshehjes së fondeve dhe pasurive të tjera që financojnë terrorizmin", -të parashikuar në nenin 230b1 të Kodit Penal. "Hetimet njëvjeçare ndaj administratorit Hamzeh Abu Rayan të shoqërisë "Loxhall" sh.p.k me pronar Yasin Al-Qadi, i cili ndodhet që nga data 17 tetor në listën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara si i dyshuar për financimin e terrorizmit nuk gjetën prova për akuzën",-thuhet në vendim e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo shoqëri, nën administrimin e Abu Rayan, në kundërshtim me kërkesat e ligjit vazhdon të ushtrojë aktivitetin e biznesit nëpërmjet dhënies me qira të pasurive të paluajtshme. Sipas hetimit, rezultojnë se vetëm në kryeqytet shoqëria "Loxhall" sh.p.k. ka 19 objekte, të cilat janë dhënë me qira, ku të gjitha pagesat për këto aktivitete janë kryer kesh dhe nuk kanë kaluar nëpërmjet sistemit bankar. "Në përfundim të hetimeve, personi nën hetim Hamzeh Abu Rayan u akuzua për "fshehjen e fondeve dhe pasurive të tjera që financojnë terrorizmin", pasi ka rezultuar se me dashje ka fshehur dhe tjetërsuar në mënyra të ndryshme shumën mbi 10 milionë lekë të reja, shumë e cila sipas akt-ekspertimit kontabël, duhej të ishte në arkën e shoqërisë "Loxhall"",-thuhet në kërkesën për gjykim.