PS e aletatët: Të hapen kutitë ose protesta masive
TIRANE- Partia Socialiste dhe aleatët e saj dalin me një qëndrim sa i përket aksionit politik në vijim të plotësimit të kërkesës për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Protesta masive”- ky është aksioni politik që Partia Socialiste, dhe partitë e tjera të opozitës të majtë por dhe të së djathtës do të ndërmarrin nëse Kryeministri Berisha nuk do të urdhërojë hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave brenda afatit të përcaktuara nga ata.
Qëndrimi është bërë publik nga kreu socialist Edi Rama, Spartak Ngjela, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka dhe Erion Veliaj pas takimit të zhvilluar sot në mesditë.
Të gjithë në një mëndje. Në emër të gjithë popullit të madh opozitar që përfaqësojmë të refuzojmë me përbuzje jo vetëm gjuhën vulgare të përdorur nga Berisha e lakejt e tij këto ditë, por njëkohëssht të gjitha insinuatat e turpshme që kërkojnë të njollosin këtë lëvizje të madhe popullore duke e trajtuar si një episod që meriton epitete të cilat ne jo vetëm I përcmojmë por njëkohësisht na bëjnë më të vetëdijshëm për natyrën e këtij pushteti.
“Nëse kryeministri nuk hap kutitë, protesta e radhës do të jetë masive dhe e paparë në Shqipëri.Vendosëm t’i themi dhe një herë të hap kutitë.Nëse nuk merr vendim për të rimunëruar votat, në qendrat që duan njerëzit atëherë shqiptarët do të ndërmarrin protestën më të madhe masive pasi indirekt kryeministri ka provuar se ka manipuluar zgjedhjet”- deklaroi Spartak Ngjela kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi.
“Nuk mund të ndalë protestat popullore”- deklaroi kreu i PSD-së Skënder Gjinushi.
(s.g/BalkanWeb)