Dëbora në Korçë, policia: automjetet të lëvizin me zinxhirë

Ulja e temperaturave në rajonin juglindor të Korçës, është shoqëruar sot edhe me reshje dëbore. Megjithëse nuk ka informacioneve për bllokime rrugësh në këtë qark, policia e Korçës i bën apel drejtuesve të automjeteve që të qarkullojnë me zinxhir.
Kështu sipas policisë nuk do të lejohet asnjë automjet të qarkullojë pa zinxhirë ndërsa ka bërë me dije se akset Korçë-Pogradec dhe Porgadec-Qafë Thanë janë të kalueshme me zinxhirë.
Ndërkohë reshjet intensive të shiut kanë krijuar mjaft probleme në qytetin bregdetar të Vlorës, që nisën që prej natës së mbrëmshme. Sipas informacioneve uji ka mbuluar të gjitha rrugët kryesore të Vlorës, madje edhe trotuaret e kalimtarëve, duke krijuar një kaos të vërtetë në këtë ditë janari. Por më problematike është evidentuar situata për lëvizjen e automjeteve, pasi një trafik i rënduiar ka bllokuar qarkullimin e tyre për orë të tëra.