E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, kapen 42 kg marijuanë, 3 në pranga

Policia e Korçës ka bërë të mundur sekuestrimin e 42 kg drogë ndërsa ka arrestuar edhe tre persona. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Zinxhiri” janë arrestuar shtetasit Elisd Avduli 22 vjeç, Kristi Pojani 21 vjeç dhe Gazmend Bashaj 26 vjeç të cilët akuzohen për trafik droge.
Sipas policisë arrestimi u bë në vendin e quajtur "Trekëndëshi", në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës gjatë kohës kur tre personat po shkëmbenin mallin me paratë.
Gjithashtu policia thekson se kjo sasi lënde narkotike ishte marrë në fshatin Lazarat të Gjirokastrës dhe kishte si destinacion shtetin grek.
Në momentin e arrestimit tre personave përveç 42 kg marijuanë u janë sekuestruar edhe 2 automjete dhe 4 aparate celularë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›