Studimi, truri plaket në moshën 45-vjecare
TIRANE-Sipas një studimi anglez, në moshën 45-vjecare nis rënia e kapacitetit për të arsyetuar dhe memories. Rënia shënohet në masën 3.9 për qind dhe nis tek burrat e gratë përkatësisht në moshën 45 e 49 vjec.
Nga studimi i Universitetit të Londrës u vërtetua se goditjet vijnë më shpejt se parashikimet. Truri jonë nis rënien më herët, jo në moshën 60-vjecare sic ishte parashikuar në një studim të mëparshëm që mbështetej mbi shumë kërkime shkencore.
Nisja 15 vjet përpara e plakjes së trurit fillon me humbjen e kapaciteteve për të memorizuar objektet, fjalët apo sjelljet e arsyetimet, ishin rezultatet që nxorri kërkimi i publikuar në Gazetën British Medical.
Sipas kërkimit shkencor aktiviteti i arsyetimit dhe memoria në rënie bie rreth 3,6% tek burrat e gratë përkatësisht në moshat 45 e 49 vjec.
Situata përkeqësohet me kalimin e viteve, ku rënia arrin 9.6 % tek burrat në moshën 65 e 70 vjec, por që ndalon tek femrat me të njëjtën moshë në masën 7.4.
Kërkimet e Universitetit të Londrës kanë provuar testin në 7 mijë persona, (5.198 burra dhe 2.192 gra që pranuan me vullnetin e tyre testimin) për 10 vjet me radhë. Gjatë kësaj kohe, shkencëtarët kanë hetuar këta persona me prova në memorie, si zotërim të fjalorit, kujtesës apo arsyetimit. Rezultati është se mosha në të cilën shënohet pragu i rënies së kujtesës ishte shumë më afër se nga mosha që dihej më parë.
Në dritën e rezultateve të kërkimit, sipas ekspertëve anglezë tani duhet të punohet në mundësinë për të parandaluar këtë duke luftuar faktorët që ndikojnë në këtë plakje të trurit.
(d.bonollari/BalkanWeb)