E Shtunë, 31 Tetor 2026

Julio Çesar në historinë e Brazilit

Julio Çesar hyn në historinë e Brazilit. Në fakt portieri i Interit nuk ka pësuar asnjë gol në takimet e fundit të luajtura kundër Argjentinës, Kilit, Bolivisë, Venezuelës dhe atë të fundit kundër Kolumbisë (0-0), duke regjistruar kështu në 492 minuta pathyeshmëri dhe duke kaluar mbajtësin e mëparshëm të rekordit me 491 minuta, Tafarel. "Nuk mendoj për rekorde, e rëndësishme është gjithmonë të fitojmë, me apo pa pësuar gola. Megjithatë jam krenar që kam kaluar një idhull të fëmijërisë time", tha Julio Çesar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›