Torres: Të fitojmë Premier e Champions
Fernando Torres beson se për Liverpulin mund të jetë sezoni i duhur për të fituar Premier League: "Jam i bindur se mund ta fitojmë Premier League dhe Champions League, tha sulmuesi i ‘Reds‘. Arsenali ka demonstruar një futboll të bukur, Liverpul e Çelsi janë gjithnjë skuadra të vështira për t‘u mundur, por Mançesteri ka luajtur në mënyrë të pabesueshme vitin e kaluar. Këto janë katër skuadra që kanë stil të ndryshëm loje, por janë njëlloj efikas. E theksoj se këto janë klubet më të mirë në Evropë".