Juljana Pasha: Kenga qe per here te pare do te kendoj live, ne nje nga netet e "X-Factor" Yllka Selita
Ajo eshte nje nga kengetaret me te suksesshme te muzikes se lehte e cila ka marre vleresime te shumta jo vetem nga kritika jone por edhe ajo boterore. Kjo eshte Juliana Pasha e cila se fundmi eshte renditur ne vendin e 88-te ne listen prej 250 kengeve me te degjuara te Eurovizionit. Pikerisht me kengen "Nuk mundem pa ty" ose "It's all about you", kenga e Ardit Gjebrese dhe Pirro Cakos, interpretuar me shume dashuri nga Juliana Pasha, fituese e festivalit te 48 te RTVSH. Por ajo do te drejtoje drejt suksesit edhe te rinjte qe i ka nen kujdestarin e saj ne talentshoun "X-Factor". Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" ajo rrefen per fillimet e saj dhe se si arrin te jete po kaq e suksesshme edhe pas 11 vjetesh ne skene. Nje nga surprizat e shumta qe do te vijne per publikun ne netet maratone te talentshout X- factor, do te jete edhe kenga e re, qe Juliana Pasha do ta lancoje ekskluzivisht per teleshikuesit e Tv Klan.
Gjithmone ju kemi pare ne skene si nje kengetare e lindur, po ne fakt si ka nisur kenga te ju?
Ka nisur qe ne femijerine time, pasi nena ime ka qene nje mesuese muzike ne Pallatin e Kultures dhe gjithmone me shtynte qe te kendoja. Me pas me regjistroi ne Pallatin e Pioniereve ku une fillova qe te merrja nje drejtim artistik dhe te aktivizohesha ne kor. Kur isha 5 vjec me kaluan soliste dhe per here te pare kam kenduar kengen "Bleta punetore". Mbaj mend, qe sa here qe ishte festivali i fundvitit mamaja ime se bashke me motrat e saj, mblidheshin ne shtepine time dhe kur kendohej nje kenge, ato i nxirrnin tekstin, duke shkruar secila nga nje strofe, keshtu une filloja t;i kendoja e para, ane aktivitete te ndryshme ne lagje, ne shkolle.
Kur keni kuptuar se profesioni juaj do te ishte pikerisht kenga?
E kam kuptuar kur kam kenduar per here te pare ne festivalin e fundvitit ne vitin 1998. Nuk e kisha menduar asnjehere me pare, por pas suksesit tim aty, e vendosa se une do isha nje kengetare.
A ju ka mbeshtetur familja juaj ne kete zgjedhje?
Nje nga mbeshtetesit e mi me te medhenj ka qene babai im. Ai ishte gjithmone prane meje dhe ka qene pikerisht ai qe me ka lidhur me profesoret e muzikes. E kujtoj me shume emocion edhe sot, si rrinte dhe me priste perjashta deri ne oret e vona te nates, dera sa une mbaroja "livet", aty ku isha ftuar per te performuar, dhe ashtu pas bicikletes se tij ktheheshim per ne shtepi. Dhe asnjehere nuk u merzit nga ky fakt, por gjithmone me perkrahte dhe me inkurajonte.
E keni menduar ndonjehere se cfare mund te ishit bere, nese do te kishit zgjedhur nje profesion tjeter?
Po kam menduar. Per shembull kur isha e vogel mendoja qe te behesha si mami, mesuese muzike, ka pasur raste edhe kur mendoja se mund te behesha edhe si babai im, ndihmesmjeke. Por ne fakt une sot jam nje kengetare.
Sa e veshtire eshte sot te mbijetosh ne kete shumellojshmeri rrymash e kengetaresh?
Sigurisht qe eshte e veshtire, por mendoj se im shoq eshte nje menaxher shume i mire. Duke qene se eshte muzikant gjithmone me jep keshillat e tij dhe me ka ruajtur ne nje fare menyre, qe une te kem individualitetin tim dhe te jem edhe pas kaq vitesh ne skenat shqiptare. Mua me behen 11 vjet ne skene dhe mund te kem sjelle nje kenge ne vit. Mendoj se ne fakti qe jam edhe sot ne treg, ka ndikuar ekspozimi im, qe ka qene gjithmone shume i suksesshem por me kane ndihmuar shume edhe performancat e mia live.
Gjithmone e me shume po shihen kengetare te rinj qe i kushtojne me shume vemendje imazhit, ju cfare mendoni ne lidhje me kete fakt?
Ka dhe do te kete gjithmone nga ata kengetare qe do te shfrytezojne imazhin e tyre, per te bere karriere. Por une personalisht mendoj se imazhi, eshte vetem cereku i suksesit. Mbi te gjitha eshte zeri dhe menyra se si e percjell emocionin te publiku, nga gjerat me te rendesishme per nje kengetar. Pasi imazhi eshte dicka qe mund te kurohet, nese i ke keto te dyja. Duke qene ne keto momente nje nga trajneret e talenteve ne "X-Factor", dhe kuptohet qe zeri eshte elementi baze per te cilin ato jane perzgjedhur, une po perpiqem qe t'u mesoj pikerisht se si te percjellin emocionin ne salle dhe tek te gjithe ata qe jane duke i ndjekur nga shtepite e tyre.
Ju jeni nga ato kengetare qe kompozitoret e kane te sigurt suksesin nese kenga kendohet nga ju, a jeni vene ndonjehere ne siklet sepse ju eshte dashur qe te refuzonin ndonje bashkepunim?
Ne fakt nje nga gjerat me te veshtira te cilen edhe e kam bere,eshte pikerisht, eshte pikerisht momenti kur i kam thene nje kompozitori jo, pasi kenga nuk ka qene e pershtatshme per mua. Por sic ju thashe edhe me lart bashkeshorti im eshte shume selektiv, dhe kur me vjen nje kenge e re, gjithmone e degjojme bashke. Pasi konsultohemi me njeri-tjetrin vendos se cfare pergjigje do te kthej, por sigurisht qe ka pasur edhe pergjigje negative.
Ju jeni e martuar me nje muzikant, dhe shpesh thone se te punosh ne te njejtin vend pune me bashkeshortin nuk eshte aq e lehte, ju cfare mund te na thoni per kete?
Sigurisht qe po te punosh ne grup ka edhe kontradikta, dhe keto jo vetem me Altinin por edhe me grupin. Tashme ne jemi bere pjese e njeri-tjetrit dhe nese nuk do te ishte ai, i cili menaxhon te gjithe performancen tone live, une do te isha si te me mungonte krahu im i djathte.
Juliana ju jeni nga ato kengetare qe guxojne te ndryshojne, e merrni gjithmone vete iniciativen apo me mendimin e specialisteve?
Jo vetem qe eshte merite e parukieres sime por edhe kur ajo merr iniciativa, une nuk ngurroj asnjehere. Pasi ajo e njeh shume mire portretin tim dhe asnjehere nuk ka gabuar. Keshtu ka ndodhur qe kam vajtur per nje rregullim te zakonshem dhe ajo me ka thene, "Juli ka ardhur koha qe te bejme nje ndryshim", dhe une kam pranuar, pasi gjithmone besoj se do te beje dicka te bukur.
Mund te na tregoni nje dite te zakonshme tuajen?
Po dita ime thuajse eshte e njejta tashme qe une kam per te trajnuar edhe kater vajzat e kategorise sime. Zgjohem ne mengjes dhe pi kafene time, te cilen shpesh e fus edhe ne nje termus dhe e marr edhe me vete. Me pas nxjerr qenushim tim per shetitje. Ne oren 11 jam ne studiot e Klanit ku me presin vajzat e me te cilat punoj deri ne oren 7 te mbremjes. Dhe pas kesaj dite te ngjeshur sigurisht qe kthehem ne shtepi e lodhur dhe dua vetem te pushoj.
Ju jeni ne momentet tuaja me te mira ne karriere, por a keni menduar qe ta shtoni familjen tuaj?
Une mendoj se Zoti per te gjithe ka planet e veta, dhe per mua ka menduar me siguri nje plan, por kur te jete koha sigurisht qe do te jete nje nga momente me te bukura per ne.
Ju jeni edhe nje nga anetaret e jurise se talentshout "X- Factor", cfare mund te na thone dicka me shume lidhur me kete spektakel?
Mund te them se tashme e kemi kaluar fazen me te veshtire, qe ishin audicionet. Pasi ishin ore te gjata, kishte raste edhe tete ore rresh, dhe pavaresisht se teleshikuesi shihte gjithcka per rreth 1 ore e gjysme, per ne ka qene shume e lodhshme. Por pasi i dhame shume njerezve mundesin qe te realizonin qofte edhe per pak minuta qe te realizonin endrren per te kenduar ne nje skene te vertete, erdhi faza me e veshtire qe ne duhet te thoshim edhe jo. Me pas faza tjeter qe do te zgjidhnim me te miret por pa e ditur asnje nga anetaret e jurise se cilen kategori do te merrte. Pra ne zgjidhnim duke menduar se secili prej tyre mund te ishte edhe ne grupin e tij. Nje nga surprizat e mia per kete spektakel do te jete edhe lancmi i kenges sime me te re. Te cilen une do ta lancoj ekskluzivisht live, per teleshikuesit e "X-Factor". Nje tjeter risi e ketij spektakli them se eshte edhe rikthimi pas kaq shume vitesh mungese ne skenat shqiptare te grupeve. Kur them te grupeve e kam fjalen per grupe si "SpiritVois", apo si "TakeThat"-et e famshem. Ku eshte nje spektakel qe do te sjelle emocione te medha per te gjithe.