Grant fiton ndeshjen, por humbet logjikën
Avram Grant duket se nuk është i kënaqur në këtë periudhë të vitit dhe mërzinë e tij e ka treguar nëpërmjet një konferencë të çuditshme për shtyp. Pas fitores 1-0 ndaj Evertonit, trajneri i Çelsit u është përgjigjur në mënyrë shumë të çuditshme të gjitha pyetjeve që i kanë bërë gazetarët, duke realizuar kështu një prej konferencave më të çuditshme për shtyp në historinë e futbollit anglez.
Avram, a ishte një fitore e merituar?
Po.
Çfarë ju kënaqi më shumë nga kjo paraqitje?
Jam i kënaqur.
Cila gjë në veçanti?
(Një pauzë e gjatë) Nuk e di.
A është një lehtësim fitorja këtu?
Po.
Duket se ju mungojnë fjalët për paraqitjen. A jeni më i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, apo me fitoren?
Të dyja.
Dukeni i shpërqendruar. A keni ndonjë problem?
Asnjë problem.
Mos ka ndonjë problem?
Jo. Unë jam në rregull. Nuk kam asgjë për të thënë.
A keni ndonjë mesazh për tifozët e Çelsit?
A i përfaqësoni ju tifozët e Çelsit?
Ata duhet të besojnë se ju jeni ende në garën për titull, a keni një mesazh për ta?
Asnjë mesazh.
A mendoni se jeni përsëri në garë?
Nuk e di.
Sa shkallë keni ngjitur për të zhvilluar këtë konferencë për shtyp?
Nuk e di.
Dukeni më pak në qejf se zakonisht. Mos kjo ka ardhur ngaqë "SKY TV" e transferoi ndeshjen për ditën e enjte?
Ndoshta për shkakun tuaj. Nuk e di. Unë jam në rregull.
Ju po shpreheni se nuk e dini nëse jeni ende në garën për titull?
Jo.
A është më lehtë të mos thuash asgjë?
Unë nuk e di si të përgjigjem. Është një pyetje e mirë. Nuk di çfarë të përgjigjem.
A është "SKY" shkaktari?
Jo. "SKY" është në rregull. Më pëlqen ta shoh.
A është kjo një protestë ndaj gazetave?
Jo. Pse?
Atëherë përse vini këtu dhe refuzoni t‘u përgjigjeni pyetjeve tona?
Unë i përgjigjem çdo pyetjeje.
Jeni dy pikë pas Mançester Junajtid dhe nuk e dini ende nëse jeni në garë për titull?
Jo.
A u keni thënë lojtarëve se nuk e dini nëse jeni në garë për titullin?
Është një gjë tjetër ajo që u them lojtarëve. A dëshironi që t‘ju tregoj atë që u them lojtarëve?
Ne vetëm duam që ju t‘u përgjigjeni pyetjeve. A jeni në garën për titull?
Nuk e di.
A nuk do të dëshironit të fitonit pak publicitet pozitiv për rezultatin në vend të kësaj heshtjeje të çuditshme?
Më vjen keq. Ju mund të shkruani atë që dëshironi dhe unë mund të përgjigjem për atë që dua.
A ndiheni nën presion për fitoren e një trofeu? A është kjo arsyeja për përgjigjet njërrokëshe?
Jo.
A jeni i mërzitur? A mendoni se ju kanë keqinterpretuar?
Ndoshta jam i mërzitur se ishte një sezon i keq.
A i ra të fikët Mikael Esienit?
Ai kishte disa probleme, por tani është në rregull.
Mikael Balak?
I dëmtuar.
Cili është problemi i tij?
Pyetni doktorin.
Ai nuk është këtu...
Atëherë ta thërrasim.
A e keni luajtur ndonjëherë lojën me përgjigje po/jo?
(Grant ngrihet dhe largohet nga salla)