E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton ligjin "Për kundërvajtjet administrative"

Ky ligj është vlerësuar si një nga ligjet më të rëndësishme për marrëdhëniet midis biznesit dhe administratës.

Objekt i projektligji “Për kundërvajtjet administrative” janë aktet administrative të ndëshkimit administrative, kundërvajtjet administrative të kryera nga persona juridikë, fizikë dhe individë, si dhe procedurat e ekzekutimit të dënimit administrativ të vendosura nëpërmjet një akti administrativ të vlefshëm.

Për kryerjen e kundërvajtjes administrative kanë përgjegjësi të gjithë personat e moshës mbi 18 vjeç, si dhe personat juridikë, pra bizneset. Vendimi për kundërvajtjen administrative nuk mund të ankimohet në gjykatë, në rast se individi nuk e ka kryer procedurën e ankesës përmes rrugës administrative. Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative kryhet brenda 30 ditëve nga data e konstatimit të saj, por jo më vonë se 6 muaj pas kryerjes së kësaj kundërvajtjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›