E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi insiston: Traktat paqeje me Serbinë

Ideja e Zëvendës.kryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi që Kosova të bëjë një traktat të paqes me Serbinë, ka nxitur reagime tek lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova nuk mund të bëjë traktat, pasi që nuk ka ushtri dhe një Traktat i Paqes ishte Marrëveshja e Kumanovës ndërmjet NATO-s dhe Ushtrisë së Jugosllavisë.
 

Por i dyti i Qeverisë vazhdon të përkrahë idenë e tij, duke thënë se pas çdo konflikti mes dy shteteve vendoset një traktat i paqes. Ai, gjithashtu, ka thënë se rezoluta 1244 nuk mbron plotësisht interesat e Kosovës, pasi është një rezolutë e tejkaluar.
 

Në lidhje me deklaratat që ka dhënë më herët se EULEX-i duhet të jetë jashtë Rezolutës 1244 dhe mundësia e shkaktimit të turbullirave në veri, pasi që nuk e pranojnë, Kuçi ka thënë se rezoluta 1244 një kohë ka qenë e mirë për Kosovën, por tash është e tejkaluar.
 

Ndërkohë shumë zyrtarë kosovarë shpesh janë deklaruar se mandati i EULEX-it, nuk do të përfshihet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe për këtë duhet të vendoset në parlament me 2/3 e deputetëve të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›