Jupp Heynckes: S’e di kur kthehet Robben

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, thotë se nuk e di se kur do ta ketë në dispozicion holandezin Arjen Robben.
Mirëpo, trajneri gjerman e di se mesfushorit të krahut të djathtë i nevojitet kohë për t’u kthyer pas operimit që pati në hernia.
“Ai po bën hapa përpara. E ka filluar programin e rehabilitimit dhe ne kemi besim se ai do të shërohet plotësisht. Sidoqoftë, nuk mund të them për kohën se kur do të jetë i gatshëm t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në stërvitje”, tha Heynckes në konferencë për shtyp.