Tadic s'ndërron qëndrim, e do edhe BE'në edhe Kosovën

Zgjidhja për Kosovën mund të gjendet duke njohur interesat legjitime të Serbisë dhe të shqiptarëve të Kosovës, ka thënë Tadic.
Në pyetjen nëse Serbia do të hiqte dorë më parë nga Kosova apo nga BE’ja, Таdic ka thënë se “këto dy gjëra nuk mund të ndërlidhen”.
Në vërejtjen se këtë gjë tashmë e ka bërë Kancelarja Angela Merkel, Tadic ka vlerësuar se jo, “është mosmarrëveshje".
"Është e vërtetë se ne me shqiptarët nuk kemi qëndrime të njëjta lidhur me çështjen e Kosovës. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të gjejmë zgjidhje. Edhe Kancerlarja e vëren këtë kështu”, tha Tadic.
Ai ka theksuar se përpiqet për pajtim, por kjo nuk do të thotë që të hiqet dorë nga interesat legjitime të Serbisë në Kosovë.
"Njëkohësisht ne njohim legjitimitetin e interesave shqiptare. Në këtë kontekst, ne mund të gjejmë zgjidhje. Se kjo është diçka që mund të arrihet, dëshmon politika jonë e pajtimit me Kroacinë e me Bosnjën”, ka thënë Tadic.