E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i Veronës: Balotelli vet i nxitë problemet

Kryebashkiaku i Veronës, Flavio Tosi ka thënë se sulmuesi italian, Mario Balotelli, vet i nxit fyerjet.

Këto deklarata ai i ka dhënë para ndeshjes që skuadra e Veronës e luan të shtunën kundër Milanit, në kuadër të xhiros së parë të Serie A. "Mario është problematik. Ka shumë lojtarë të zinj në Itali, dhe ata që nuk nxisin tifozët kundërshtarë nuk kanë probleme. Balotelli është futbollist i frikshëm, por ai e di si të jetë bezdisës kur gjendet në fushë, dhe kjo inatos njerëzit.

Ai madje ka arritur të ketë probleme edhe me tifozët e Chievos, të cilët sigurisht se nuk janë aspak racistë", ka thënë Tosi, transmeton Koha Ditore. Milan në ndeshjen e xhiros së parë kundër Veronës do të jetë pa 10 futbollistë, përfshirë Kevin-Prince Boatengun, Nigel de Jongun, Sulley Muntarin e Giampaolo Pazzinin./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›