Mourinho i vjedhë Willian Tottenhamit

Willian te Chelsea, tashmë është e kryer: sipas BBC, Anzhi ka arritur akordin me Blutë për transferimin e brazilianit në Londër për shumën e 30 milionë sterlinave, ose 35 milionë euro. Ish lojtari i Shakhtar dukej shumë pranë Tottenham, madjhe bëri edhe vizitat mjekësore me ta por pasi ndërhyri Mourinho, ndërroi skuadër por jo qytet.
Sipas mediave britanike në këtë operacion ka ndikuar shumë edhe miqësia me dy presidentëve: Roman Abramovich dhe Kerimov.
Special One mund kështu ish ndihmësin e tij Andres Villas Boas, i cili njoftoi disa ditë më parë blerjen e Willian por sipas Daily Star, Mou është shprehur se: "ia morën Willian Tottenham pasi ata janë një rival serioz në luftën për titull".
Në orët në vijim Willian do ti nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të firmosë me Chelsean./indeksonline/