E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eriksen në radarët e Milan

Cristian Eriksen është i gatshëm të bëhet lojtar i ri i Milanit, sa që të mërkurën mbrëma mund të gjendet në San Siro, në sfidën e kthimit ndaj PSV-së, në fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Një sinjal i qartë ky se e ardhmja e talentit të Ajaxit do të jetë tek Rossonerët. Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2014 dhe i ka refuzuar së fundmi ofertat e arritura nga Zenit San Petersburgu, CSKA dhe Tottenhami.

Përpos Eriksenit, Milani është në kërkim edhe të mesfushorëve Keisuke Honda dhe Adem Ljajic./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›