E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis: Greqia do njohë Kosovën

Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së shpejti pritet ta njohë pavarësinë e Kosovës.Ajo këtë e deklaroi në një intervistë për televizionin shqiptar Vizion Plus në Tiranë.Kryediplomatja greke, Bakoyanis, ka thënë se Greqia pavarësisht se nuk e njeh Kosovën, do të duhej ta pranonte realitetin. Problemi i Kosovës është një nga problemet më të vjetra të Ballkanit", ka thënë ajo."Ne nuk e njohim pavarësinë e saj bazuar në principin e integritetit territorial, por nga ana tjetër, ne e dimë që lumi s'mund të ndryshojë rrjedhën e tij", ka shtuar Bokojanis.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›