Furi vjedhjesh ne Elbasan e Perrenjas, te dyshuar, grupet e te miturve
Furi vjedhjesh ne Elbasan dhe Perrenjas, dyshohen si autor grupet e te miturve, mes te cileve edhe shume femije. Plackitjet e Uzines se Petezimit ne Elbasan dhe nje argjendarie ne Perrenjas, kane vene ne levizje policite vendore qe diten e djeshme vune ne pranga kater te dyshuar dhe shpallen ne kerkim dy te tjere te mitur, 15 dhe 16 vjec. Tre prej te arrestuarve jane nga mosha 12-15 vjec dhe i katerti i identifikuar si Evis Cela, 22 vjec. Burime zyrtare bene me dije se Cela, ne bashkepunim edhe me J. T., e R. C., banues ne fshatin Bradashesh, te denuar me pare per vjedhje, jane kapur ne flagrance nga punonjesi i policise private ne Uzinen e Petezimit Elbasan, prane Metalurgjikut, duke vjedhur skrap. Te miturit jane shpallur ne kerkim pasi u larguan nga vendngjarja, kurse Cela u izolua ne paraburgim. Kurse policia e Librazhdit ndaloi po dje 15-vjecarin me inicialet Q. T., pasi gjashte oreve te mbremjes se marte, ne Perrenjas ne bashkepunim me A. T., 13 vjec dhe N. S., 12 vjec, dyshohet se kane vjedhur me thyerje dyqanin ne pronesi te Xh. F., 46 vjec, ku kane marre disa varese, byzylyke dhe unaza floriri, vlera e te cilave shkon rreth 350 mije leke. Per te dyja ngjarjet, eshte ngritur akuza e "vjedhjes se kryer ne bashkepunim".