Zhduket nga shtepia e mitura, deshmon se iku me deshire
Zhduket nga shtepia per nje jave, policia gjen dhe rikthen tek prinderit vajzen e mitur. Burime zyrtare te Policise se Elbasanit bene me dije diten e djeshme, se rreth ores 20:00 te se martes gjeten 15-vjecaren e humbur Kristina Z., banuese ne lagjen "Shenkoll" ne nje nga lagjet periferike. Ndaj saj familjaret kishin bere denoncim si e humbur ne daten 26 tetor te ketij viti dhe e mitura ishte shpallur ne kerkim nga komisariati, per largim nga banesa. Policia i ka marre deklarimet e rastit vajzes per arsyet e largimit pa njoftuar nga banesa dhe ne deshmine e dhene, ajo eshte shprehur se kishte ikur me deshire, pas mosmarreveshjeve me familjaret. Por policia nuk dha hollesi se ku kishte qendruar per nje jave e mitura dhe personin qe e kishte strehuar, duke u mjaftuar me mbylljen e ceshtjes pas kryerjes se veprimeve procedurale. Kristina Z., eshte rikthyer menjehere prane prinderve te saj, duke u keshilluar qe te mos e perseriste te njejtin akt me pas.