E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks me bashkemoshatarin, policia arrestoi te miturin

Dukuria e akteve te turpshme me te mitur ne qytetin e Korces, eshte kthyer ne shqetesim edhe per policine. Tre persona jane arrestuar brenda dy muajve per kete krim, dy nga te cilet 30-vjecare dhe nje tjeter i mitur 14-vjec, qe ka abuzuar me nje bashkemoshatarin e tij dhe i ka grabitur varesen. Kjo ngjarje ka ndodhur ne muajin tetor te ketij viti dhe arrestimi i te miturit u krye me 13 tetor, mbi bazen e denoncimit te prinderve te femijes me te cilin ishte abuzuar seksualisht. Policia e Korces arrestoi 14-vjecarin me inicialet A. P., banues ne lagjen nr. 12. Me anen e mashtrimit, ai dyshohet se ka kryer marredhenie homoseksuale me bashkemoshatarin, banor te se njejtes lagje. Pas aktit ai i ka grabitur edhe varesen e floririt, duke e kercenuar qe te mos tregonte ne polici apo tek prinderit, pasi i rrezikohej edhe jeta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›