E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juristes së policisë i vjedhin makinën

Një tjetër zyrtar policie bie pre e hajdutëve të "Benz"-ave. Pas vjedhjes që iu bë automjetit të kreut të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të policisë së Durrësit, një tjetër funksionare e kësaj drejtorie provon shijen e hidhur të vjedhjes së pronës. Automjeti i juristes së Drejtorisë së Policisë të Qarkut Durrës është vjedhur në fundjavë dhe me gjithë denoncimin e bërë dhe kërkimet e kolegëve policë, automjeti tip "Mercedes Benz 200" nuk është gjetur akoma. Ka qenë ora 06.30 e mëngjesit kur në sallën operative të policisë së Durrësit, juristja Bahrie Selimaj ka denoncuar zhdukjen pa gjurmë të makinës së saj duke kërkuar angazhimin e policisë për ta gjetur mjetin. Një vit e gjysmë më parë, të njëjtin fat me Selimajn pati dhe shefi i SHKB-së, Edmond Papa, të cilit iu vodh makina gjatë natës, ndërsa e mbante të parkuar pranë vendbanimit të tij, në afërsi të pallatit të sportit "Ramazan Njala".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›