Edi Rama ngushëllon familjarët e minatorit
Kreu i opozitës, Edi Rama, konstatoi dje se qeveria shqiptare vazhdon të mbajë sytë dhe veshët e mbyllur ndaj këtij zinxhiri tragjedish, që për muaj me radhë po krijon viktimë pas viktime, duke lënë jetimë fëmijë dhe duke pllakosur në varfëri familje të tëra. "Fatkeqësisht, dora e shtetit sot është inekzistente, jo vetëm për të mbrojtur jetë e parandaluar këto tragjedi që tashmë nuk mund të quhen më të papritura, por edhe për t‘u solidarizuar me familjet fatkeqe që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetje", tha Rama. Teksa shprehu keqardhjen dhe hidhërimin më të thellë për humbjen e jetës së minatorit 38-vjeçar, Arjan Duva, në qytetin e Bulqizës dhe njëkohësisht i bën thirrje qeverisë për t‘i dhënë fund korrupsionit tragjik që po merr çdo ditë jetë të pafajshme. Deputeti Qemal Minxhozi tha se që të gjithë jemi koshientë për punën e vështirë dhe me rrezik në miniera. Sipas tij probabiliteti i aksidenteve në miniera është evident, por shumica e aksidenteve me vdekje është si pasojë e rezultatit të punës pa përgjegjësi të strukturave që monitorojnë punën në miniera.
Ministria
Në një njoftim për mediat të shpërndarë dje, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë sqaron se galeria në të cilën ka ndodhur aksidenti ka qenë e mbyllur me shembje dhe meqë ndodhej brenda zonës së rrezikut të Kategorisë së Parë, të caktuar në urdhrin e ministrit 488, 30.6.2008, për të nuk është dhënë dhe nuk parashikohet asnjëherë të jepet leje shfrytëzimi.