E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, zjarr në një magazinë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë mallrash në superstradën Fushë-Krujë - Lezhë. Objekti ku ndodheshin të magazinuara goma të përdorura dhe pajisje elektrike është përfshirë nga flakët natën mes së dielës, duke shkaktuar shkatërrimin e një pjese të mallit të magazinuar. Nuk ka pasur dëme në njerëz, pasi në atë orë të natës nuk gjendej njeri në magazinën që i përket shtetasit Tonin Vuksana me banim në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Derven të Krujës ku ndodhet dhe objekti privat i magazinimit. Zjarri është konstatuar rreth orës 23:20 të së dielës dhe zjarrfikësit që kanë shkuar në vendngjarje pas marrjes së njoftimit kanë mundur të shuajnë në orët e para të mëngjesit të djeshëm flakët, pa mundur të shpëtojnë gjë prej magazinës. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se janë djegur rreth 40 goma të përdorura dhe se aktualisht po punohet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë që nga burime të pakonfirmuara është thënë se dëmi e kalon vlerën e 20 milionë lekëve. Policia po heton në pistën e një zjarri aksidental, por edhe të një zjarrvënieje të qëllimshme, për shkak të konkurrencës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›