Gramoz Ruci Skam veshur rroba grash ne vitin 1997 as une e as Berisha

Tirane 25 nentor 2010 NOA UPDATE - Kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci ka replikuar ne Kuvend pas akuzave qe i bere kryeministri Sali Berisha se ne vitin 1997 iku ne Greqi duke u veshur me rroba gruaje. Ne fjalen e mbajtur ne Kuvend pak minuta me pare Ruci u shpreh se iku nga vendi sepse kerkohej nga SHIK-u dhe punonjesit e rahmetliut Bashkim Gazidede.
Ai u shpreh se nuk ka mbajtur rroba grash sic e akuzoi kreu i qeverise. Mendo te veshesh Gramoz Ruci dhe Berishen me rroba grash do iknin te gjithe te pataksuar tha Ruci.
Nga ana tjeter ai theksoi se u detyrua te largohej ne vitin 1997 se rreth 20 spiune te Sherbimit Informativ Shteteror qendroni perdite poshte pallatit te tij.
Kam ikur ne mes dites sic jam veshur sot se ata gjynahqar qe i kishe marre nga dhite dhe i kishte bere zabit nuk ishin te afte.
Ai u shpreh se punonjesit e SHISH ne vitin 1997 qendronin poshte pallatit te tij dhe qelben dynjane pasi hanin fasule ne shkallet e pallatit.
Ruci u shpreh se burrerine e politikaneve e vendosin shqiptaret. Le ti leme shqiptare te gjykojne si per burrerine tende ashtu dhe time por minimumi te kishte burrerine te rrije te degjoje mua deputetet tend qe rrine si nxenes shkolle dhe deputetet e opozites.
Me heret pas deklarates se kryeministrit Sali Berisha ne Kuvend ka ardhur dhe reagimi i kreut te grupit parlamentar te PS-se. Ruci u ndal ne deklarata e Berishes se ai eshte kryeministri ne hije i PS-se duke i cilesuar keto si diversione.
Une Gramoz Ruci e kam zgjedhur dhe e kam percaktuar vet ambicien time politike PS e ka zgjidhur nje here e se kush e ka zgjidhur se kush eshte kryeminister u shpreh Ruci duke nenkuptuar kryetarin aktual te PS-se Edi Rama.
Por ne deklarate e tij Ruci beri dhe nje paralelizem me denimin e krimeve ne vend.
Ai u shpreh se dy te burgosur per tentative vrasje dhe vjedhje i kane kerkuar amnisti duke deklaruar se nuk kane bere asgje me shume se Sali Berisha.
Pra nje muaji dy te denuar i ben nje leter Grupit Parlamentar te PS-se per te bere nje amnisti. Njeri ishte denuar per nje tentative vrasjeje tjetri ishte denuar per vjedhje te tre milione lekeve. U ktheva pergjigje se Grupit Parlamentar i PS nuk mund te marre nisme pasi keto vepra jane te pa amnistueshme tha Ruci.
Me pas permendi dhe pergjigjen e dy te burgosurve duke bere paralelizmin me kryeministrin Sali Berisha.
Ata me kthyen pergjigje Z Ruci se cfare kemi bere ne e dime dhe fajin e pranuam. Por me vjen keq qe ti si kryetar grupi degjon nje kryeminister qe vjedh miliona dhe vetem me nje te shtene vrau 26 njerez. Dua te them qe mos e quaj veten te pazevendesueshem kushdo ne kete salle mund te jete kryeminister tha Ruci
Kreu i Grupit te PS-se u shpreh se kryeministri Berisha duhet te pranoje humbjen e pushtetit. Mos e perjeto keq lenien e pushtetin se te ben keq nga ana shendetesore tha Ruci.
Ai e cilesoi daljen e kryeministrit Berisha ne Kuvend pasdite si dalje per edicionin informativ te mbremjes.
a.k/NOA