E Diel, 1 Nëntor 2026

Superdeputetja kater police te pezulluar

Edhe pse nje gjykate kosovare e ka denuar me gjobe deputeten e Kuvendit te Shqiperise Albana Vokshi Policia e Kosoves pezulloi disa police qe po hetohen ne lidhje me incidentin ne piken kufitare te Vermices.

Azem Mala komandant rajonal Qamil Krasniqi komandant stacioni Sylejman Hoxha shef i turnit dhe polici kufitar Bujar Shala jane pezulluar per nje afat te pacaktuar me arsyetimin e zhvillimit te hetimeve nga inspektorati i policise se Kosoves.

Me rekomandim te inspektoriatit policor jane suspenduar 4 zyrtare. Ata jane suspenduar me pagese per shkak se jane ende nen hetim policor ka deklaruar zedhenesi i Policise se Kosoves Baki Kelani.

Zonja Vokshi u denua me 250 euro gjobe nga gjykata per kundravajtje ne Prizren per vepren penale te prishjes se rendit dhe qetesise publike dhe per fyerje te personit zyrtar pra pikerisht ndaj njerit prej policeve te pezulluar Bujar Shales.

Menjehere pas reagimit te kryeministrit shqiptar Sali Berisha kur ai kerkoi shpjegim dhe hetim te ceshtjes nga homologu kosovar Hashim Thaci ngjarjet qe pasuan ishin fillimi i hetimeve dhe pezullimi i policeve.

Por zedhenesi i policise e cila diten e incidentit nuk e beri publike ngjarje ne kufi perjashton tani cdo ndikim te politikes.

Kemi vepruar konform rekomandimeve te inspektoriatit policor dhe rekomandime qe jane bazuar tek ligjet. Vendimi eshte marre ne baze te ligjeve dhe parimeve te PK ka saktesuar Kelani.

Ne aktvendimin e gjykates per kundervajtje thuhej se deputetja i kishte ofenduar policet me fjalet

Ju jeni kafshe dhe silleni si kafshe. Kafshe je ti dhe do shihemi se ti kujton se mund tia kalosh lehte me mua une jam deputete. Jeni mesuar ju me serbet prandaj silleni ne kete menyre.

Keto fjale hidhen poshte nga pala mbrojtese e deputetes e cila me ane te avokatit Rexhep Hasani ka paraqitur nje ankese ne Gjykaten e Larte per kundravajtje ne Prishtine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›