E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo Ja e verteta e Korfuzit

Historiani Paskal Milo pas nje pune disavjecare ka publikuar nje liber qe jep nje version te ri mbi incidentin e Korfuzit per te cilin Shqiperia eshte penalizuar nga gjykata nderkombetare.

Sipas Milos ne ate ngjarje kane qene njesoj pergjegjese si Shqiperia ashtu edhe Britania e Madhe.

Eumlshte e pamundur qe nje liber te kete te verteten absolute. Me kete liber une skam dashur te fyej njeri por te ushtroj profesionin tim. Kam dashur ti shkoj deri ne fund te vertetes ka deklaruar Milo.

Hipoteza e tij mbeshtetet edhe nga studiuesit e tjere. Nuk ishte edhe aq i thjeshte perceptimi yne e paten fajin britaniket e paten shqiptaret. Jo faji ishte i te dyja paleve eshte shprehur Nevila Nika.

Te njejten gje ka theksuar edhe historiani Arben Puto sipas te cilit nendetesja smund te kaloje fshehurazi ne ujera territoriale.

Ka nje kufizim eshte e drejta e kalimit paqesor te anijeve tregtare dhe atyre luftarake. Ndersa nendeteset duhet te lundrojne ne siperfaqe ka nenvizuar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›