E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Nuk u pergjigjem karafilave te PS akuzat ndaj Vasilit gjobevenie

Tirane 25 Nentor 2010 NOA - Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka reaguar per akuzat qe i jane bere nga Partia Socialiste per fshehje te pasurise. Ne mbledhjen e kryesise se LSI-se te zhvilluar sot pasdite Meta u shpreh se nuk mund te pergjigjet per akuza qe nuk kane asnje baze dhe prove ligjore.

Keni degjuar edhe sulme edhe shpifje ndaj meje dhe pasurive te mia qe leshojne karafilat e Edi Rames. Se une i coj trendafila ai me nis karafila kjo nuk eshte dicka e re as per mua dhe as per te gjithe te tjeret. Une u lutem cdo fakt qe kane per cdo milimeter te shkeljes se ligjit nga ana ime ta cojne ne prokurori ta cojne ne ILKDP ta cojne ku te duan edhe Interpolit edhe Europolit ata jane ne opozite tha Meta.

Duke iu referuar deklaratave te bera nga deputeti i PS-se Taulant Balla Meta u shpreh se nuk do tu pergjigjet karafilave.

Te mos shpresojne se une do ti jap sqarime karafilave nderkohe qe une i kam derguar trendafila. Pra nuk mund te shkembehen trendafilat me karafila. Po keshtu dua tiu kerkoje te gjitheve te vazhdojme angazhimin tone maksimal per fuqizimin e strukturave te LSI-se tha ai.

Kreu i LSI-se eshte ndalur dhe ne akuzat ndaj ministrit te Shendetesise Petrit Vasili. Ai u shpreh se ato behen per interes te firmave farmaceutike te lidhura me drejtuesit e PS-se.

Duke i cilesuar deklarata si gjoba ndaj Vasilit Meta ai u shpreh se i ka kerkuar Vasilit qe te mos reagoje.

Une i kerkuam Ministrit te Shendetesise te mos i jape asnje pergjigje te gjitha shpifjeve e shemtuara dhe me karakter te theksuar gjobevenes ndaj kompanive te caktuara dhe klientelist ndaj kompanive te tjera ne tregun farmaceutik ne rast se ata kane deshire te luftojne te ashtuquajturin korrupsion apo shkelje te ligjit te Ministrit te Shendetesise cdo gje qe kane ta cojne ne prokurori dhe ne organet e zbatimit te ligjit tha Meta.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›