Juristët kundër kufizimit të imunitetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Duke parë modelet e vendeve të tjera anëtare të BE-së, vihet re se ekziston dhe në Kushtetutën e tyre kufizimi i imunitetit, megjithatë ata nuk kanë denjuar ta prekin Kushtetutën në këtë pikë”,- tha Hysi
Juristët shprehen kundër kufiziimit të imunitetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ky mendim i tyre është shprehur qartazi gjatë një seance dëgjimore të organizuar nga Ylli Bufi dhe Ilir Rusmali, të cilët janë të ngarkuar për hartimin e drafteve për ndryshimet kushtetuese. Profesorja Aurela Anastasi, e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare apo profesori i njohur, Aleks Luarasi, shprehën rezerva dhe për ndryshimin e Kushtetutës. Sipas Anastasit, kjo mund të bëhet vetëm pas një konsulence shumë të gjerë me specialistë, por dhe me opinionin publik. Ndërkohë që përfaqësuesi i OSBE-së, Julian Hodaj, theksoi qartë se kufizimi i imunitetit mund të bëhet vetëm me ndryshime në Kushtetutë. Nuk ishte i këtij mendimi zëvendësministri i Drejtësisë, Viktor Gumi, sipas të cilit, kufizimi i imunitetit mund të bëhet dhe me një ligj që duhet të kalojë në Kuvend me 3/5-tat.
Juristët
Profesoresha Aurela Anastasi kërkoi që të studiohet dhe të diskutohet gjatë, para se të vendoset përsëri ndryshimi i Kushtetutës. Duke mos i mbështetur këto ndryshime të herëpashershme ajo pohoi se, nëse ato bëhen, duhet patjetër një debat dhe konsensus sa më i gjerë. Anastasi, ndërsa u shpreh e bindur pro kufizimit të imunitetit të deputetëve, pohoi se nuk mund të barazohet imuniteti i ligjvënësve me atë të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Sipas saj, problem përbënte dhe pika 4 e nenit 73, e cila parashikon votim të fshehtë për pikën 1 dhe 2 të po këtij neni, ku thuhet:
1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes. 2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet. Anastasi, ndërsa u shpreh e bindur pro kufizimit të imunitetit të deputetëve, pohoi se nuk mund të barazohet imuniteti i ligjvënësve me atë të prokurorëve dhe gjyqtarëve. “Unë jam për kufizimin e imunitetit parlamentar. Por nuk mund të barazohet kjo me sistemin gjyqësor, për një gjyqtar nuk jam e bindur. Duhet mendur mirë me qëllimin se ku duam të arrijmë”, - tha ajo. Të njëjtin argument mbështeti dhe pegadogia e Fakultetit të Drejtësisë, Evis Alimehmeti. Ndërkohë që kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vasilika Hysi, pohoi se duhet të diskutohet gjatë për të parë se cilat janë modelet për kufizimin e imunitetit. “Duke parë modelet e vendeve të tjera, anëtare të BE-së, vihet re se ekziston dhe në Kushtetutën e tyre kufizimi i imunitetit, megjithatë ata nuk kanë denjuar ta prekin Kushtetutën në këtë pikë. Hysi, madje, e konsideroi si të papërshtatshëm momentin për diskutimin e kësaj çështjeje, veçanërisht për kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Nuk do të më pëlqente që kufizimi i imunitetit të deputetëve të shtrihet te Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria etj. Nuk do të doja që të kalonte në këto nivele”, - tha ajo, ndërsa profesor Aleks Luarasi theksoi se prokurorëve nuk mund t u hiqet koraca e tyre. Sipas tij, është i nevojshëm që ata të kenë këtë mjet mbrojtës nga akuzat apo shefat e tyre.
Rusmali
Ndërsa njëri nga deputetët e caktuar për hartimin e draftit të ndryshimeve kushtetuese, Ilir Rusmali, e konsideroi si të domosdoshëm kufizimin e imunitetit edhe për prokurorët e deputetët. Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët e konsiderojnë zanatin e tyre ortakëri. “Parlamenti sot duhet t u thotë që nuk e duron dot më këtë ortakëri në kurriz të ligjit. Nuk u duket mirë ky si një sinjal politik? Sigurisht që kjo nuk e pastron drejtësinë, por Parlamenti bën atë që ka në dorë Parlamenti, me instrumentin e vet, me ligjin si kamxhik”, - tha ai.
OSBE
Përfaqësuesi i OSBE-së, Julian Hodaj, theksoi faktin se ndryshimi i imunitetit duhet të bëhet vetëm me ndryshime në Kushtetutë, por ai theksoi se duhet të përcaktohej qartë mënyra se si duhet të bëhej kufizimi, vetëm për çështje të veçanta apo kufizimi i imunitetit në çdo rast. Përfaqësuesi i OSBE-së tha se duhet të diskutohet dhe për çështjen e papërgjegjshmërisë së deputetëve në Kuvend. Sipas tij, duhet të kuptohen qartë momentet kur deputeti nuk mban përgjegjësi. Ndërsa për zëvendësministrin e Drejtësisë nuk është domosdoshmërisht i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës. Ai theksoi dje se kufizimi i imunitetit mund të bëhet shumë mirë dhe me një ligj, i cili të kalojë në Kuvend me 3/5-tat.
Luarasi
“Prokurorët duhet të kenë koracën e tyre. Është e nevojshme që ata të kenë këtë mjet për t u mbrojtur nga akuza, por edhe nga presionet e ndryshme të shefit. Mendoj se nuk duhet të hiqet imuniteti i tyre”.
Anastasi
“Unë jam për kufizimin e imunitetit parlamentar. Por nuk mund të barazohet kjo me sistemin gjyqësor, për një gjyqtar, nuk jam e bindur. Duhet mendur mirë me qëllimin se ku duam të arrijmë”
Rusmali
“Parlamenti sot duhet t u thotë që nuk e duron dot më këtë ortakëri në kurriz të ligjit. Nuk u duket mirë ky si një sinjal politik? Sigurisht që kjo nuk e pastron drejtësinë, por Parlamenti bën atë që ka në dorë Parlamenti, me instrumentin e vet, me ligjin si kamxhik”
OSBE
Ndryshimi i imunitetit duhet të bëhet vetëm me ndryshime në Kushtetutë. Duhet të përcaktohet qartë mënyra se si duhet të bëhej kufizimi, vetëm për çështje të veçanta apo kufizimi i imunitetit në çdo rast. Duhet të diskutohet dhe për çështjen e papërgjegjshmërisë së deputetëve në Kuvend
Ky lajm është publikuar: 24/10/2008