Turqia pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka zhvilluar në Pallatin e Brigadave një takim të përzemërt e miqësor me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Babacan, dhe delegacionin zyrtar që e shoqëron. Presidenti Topi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, duke falënderuar Turqinë për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë në proceset integruese në strukturat euroatlantike. Kryetari i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin dhe ndihmesën e dhënë nga Turqia në fushën e mbrojtjes dhe të shëndetësisë, duke evidentuar rëndësinë e mbështetjes politike nga ana e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Presidenti Topi vlerësoi gjithashtu pozicionin e qartë të Turqisë për njohjen e menjëhershme të shtetit të ri të Kosovës. Kreu i Shtetit vuri në dukje gjithashtu rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona dhe vlerësoi rritjen e shkëmbimeve tregtare, çka ka bërë që Turqia të jetë një partner shumë i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar, si dhe siguroi se Shqipëria do të vazhdojë të mirëpresë investime të tjera në sektorë kyç si energjia, telekomunikacioni, turizmi, arsimi, shëndetësia, etj. Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Babacan, shprehu kënaqësinë për takimin e ngrohtë dhe theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Shqipërinë në të gjitha fushat me interes reciprok, duke theksuar nevojën e rritjes së mëtejshme të investitorëve dhe pranisë së kompanive turke në vendin tonë. Babacan vlerësoi marrëdhëniet e gjithanshme mes dy vendeve tona dhe, pasi vuri në dukje rolin moderator dhe të ekuilibruar të Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon, nënvizoi mbështetjen e plotë të Turqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Po dje, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë zhvilloi një takim dhe me kryeministrin Sali Beerisha. Të dy palët shprehën vendosmërinë e të dy qeverive për të intensifikuar dhe zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat. Kryeministri Berisha garantoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për të gjitha investimet turke në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2008