E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset ish-truproja e Fatos Nanos

Autori i Lajmit: red.
Plagoset me thikë në qafë, ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë policisë, sipas të cilave mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen duke gdhirë dita e djeshme, në një kafene në lagjen “Komuna e Parisit”. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Burimet zyrtare thanë se ngjarja mësohet të ketë pasur motive banale, gjatë konsumimit të kafesë. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta në një kafe në lagjen ku banon dhe vetë Agolli. Kanë qenë dy persona të tjerë që janë konfliktuar me Agolli, i cili më pas është plagosur në qafë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ai është dërguar në spital ku ka marrë dhe ndihmën mjekësore. Sipas policisë, mësohet se duke konsumuar kafenë, Viktor Agolli, ish-truproja e Fatos Nanos, është konfliktuar me dy persona të tjerë, të cilët ndodheshin dhe ata në kafe. Burimet policore kanë bërë të ditur se sherri në fillim ka nisur me fjalë, por më pas të tre personat kanë bërë sherr me njëri-tjetrin. Një nga agresorët e Agollit ka nxjerrë nga xhepi një thikë, duke e qëlluar në qafë atë. Agolli ka marrë një plagë të lehtë, ndërsa personat e tjerë, të cilët policia tha se janë identifikuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që Agolli ka marrë mjekimin, janë njoftuar dhe uniformat blu të kryeqytetit. Në vendin e ngjarjes ka mbërrutur menjëherë policia, e cila pas hetimeve ka shpallur në kërkim dy personat e dyshuar si autorë të plagosjes së ish-truprojës së Fatos Nanos.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›