E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juristi Ylli Manjani: “Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga reformat”

15-08-2011 / Gazeta 55

Krahas përfaqësuesve politikë të mazhorancës, edhe ekspertë të ligjit shprehen kundër një tjetër ndërhyrje në Kushtetutë, duke e konsideruar këtë si të rrezikshëm për ligjin themeltar të shtetit. Juristi Ylli Manjani thotë se vendi s’ka nevojë për amendime të radhës në Kushtetutë, pas asaj të 3 viteve më parë dhe se emergjente aktualisht është fokusi i reformave të integrimit.
“Hapja e temës së ndryshimeve kushtetuese nga kryesocialisti Rama është jo serioze dhe në fakt shmang vëmendjen nga nevoja për reformat reale që i nevojiten Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në BE. Nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese ashtu siç ndryshohet statuti i PS-së sa herë humb zgjedhjet kryetari i saj. Vendi ka nevojë për reforma dhe reformat bëhen në parlament me votat e mazhorancës dhe opozitës. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të marrë statusin e vendit kandidat në fund të këtij viti”, u shpreh juristi Manjani.
Kundër ndryshimeve kushtetuese është dhe deputeti socialist Arben Malaj. Në një takim të zhvilluar në fundjavë me studentë të qytetit të Kukësit, Malaj theksoi se ndërhyrjet në ligjin themeltar të vendit janë të pavend.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›