Wollfarth: Rekomandimet, të merren në konsideratë

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth ka folur për mikrofonin e RTV “Ora News”, pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit.
Ai thekson se ky raport ishte i qartë dhe se kishte 27 rekomandime, të cilat duhet të merren në konsideratë nga klasa politike shqiptare. Sipas ambasadorit të OSBE-së, rekomandimet janë pjesë e reformës zgjedhore dhe se palët duhet të bashkëpunojnë mes tyre.
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth ishte i ftuar në iftarin e shtruar nga komuniteti i Bektashinjve, mbrëmjen e sotme. Të ftuar në iftar kanë qenë edhe ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu si dhe ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.