PD: Do bashkojme Tiranen me Peqinin
Kryeministri Sali Berisha, kerkoi dje votat per nje mandat te trete qeverises ne Peqin, duke premtuar se ne dy vitet e para do te realizoje bashkimin e Peqinit me Tiranen nepermjet ndertimit te nje rruge direkte dhe do te marre statusin e vendit kandidat per te ecur para integrimit. “Kater vitet qe vijne ne do te asfaltojme cdo rruge dhe cdo rrugice ne rrethin e Peqinit edhe ne Qarkun e Elbasanit. Bashkimi i Peqinit me Tiranen, me daljen e tij te vecante nga Komuna e Paprit ne Baldushk eshte zotimi yne. 12 km kane mbetur. Ju jap fjalen se 2 vitet e pare te mandatit ju do te keni lidhjen direkte me Tiranen”, - siguroi Berisha. Po keshtu, ai tha se kerkon votat per te ecur me shpejt perpara, drejt integrimit te plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. “Une zotohem para jush se ne mandatin qe vjen do te marrim statusin e vendit kandidat, i cili shoqerohet me qindra e qindra milione euro, dhe do te hapim negociatat per vend anetar ne Bashkimin Evropian”, - siguroi Kryeministri. Sipas tij, alternativa e PD-se dhe aleateve te saj, eshte me shume punesim per peqinasit, sukses me te madh dhe mbeshtetje me te madhe per bizneset e tyre, ndersa per fermeret e Peqinit, infrastrukture moderne ne te kater anet e Qarkut, integrim europian. “Alternativa tjeter eshte para se gjithash alternativa e mashtrimit e mohimit, e atyre arritjeve qe para se gjithash jane tuajat. Kur deklarohet se NATO-ja eshte nate, ose nga autobusi mavi degjon zerin e eterve, ose je teresisht i papergjegjshem kur deklaron se 4 vitet e fundit nuk eshte bere asgje. Qindra kilometra rruge te asfaltuara ne Peqin, ne Gramsh ne Dumre, ne Librazhd deklaron se nuk jane asgje”, - nenvizoi Kryeministri. Ai replikoi ne distance edhe ne lidhje me kritikat e Rames per Universitetet duke i thene se betejen me to e ka si me mullinjte e eres.
Premtimet e PD-se per 4 vitet e ardhshme ne Peqin
Do te rimbursojme me para ne dore, TVSH-ne e te gjitha makinerive, plehrave , kimikateve, fidaneve qe do te perdorin, do te asfaltojme cdo rruge ne kete vend, do te marrim mandatin e ardhshem statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Keto premtime beri dje Kryeministri Sali Berisha gjate mitingut festiv te prezantimit te kandidateve te Partise Demokratike per Qarkun e Elbasanit, ne Peqin. Ai premtoi gjithashtu bashkimin i Peqinit me Tiranen, me daljen e tij te vecante nga Komuna e Paprit ne Baldushk ne dy vitet e para te mandatit.
Berisha: Peza kunder regjimit tim, por gruan drejtoreshe aty
Ne mitingun festiv te prezantimit te kandidateve ne Peqin, Kryeministri Sali Berisha kerkoi votat per kandidatet e tij, duke ironizuar me kundershtaret politike ne kete zone. “Ketu garojne dy kusherinj te pare nga Peza. Per Dash Pezen nuk po flas se kemi nje fjale ne, ate qe ta ben i yti, nuk ta ben njeri, ate qe ja beri Alfredi, nuk ja beri njeri. Kurse per Alfredin do tu them dy fjale, kur kandidoi e degjova nje nate ne TV tek thoshte “regjimi i tmerrshem i Berishes”. Ne kohen kur Alfredi cirrej ne TV per regjimin e Berishes, Alfredica, e shoqja ishte drejtoreshe ne regjimin tim. Pra vota e ketyre njerezve nuk u jepet, sepse nuk kane asnje interes tjeter, pervec interesave personale”, - tha Berisha.