Rama, gafe me universitetet ne Danimarke dhe Gjermani
Kritikat per institucionet kane arritur kulmin gjate fushates elektorale, duke bere dhe gabime te pafalshme per drejtuesit e partive. Rasti me i fundit eshte ai i kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama, gjate takimit te zhvilluar dy dite me pare me banore ne lagjen “Fushe-Mbret” te Elbasanit. Duke komentuar situaten ne arsim, kreu i PS-se ka sulmuar universitet private dhe numrin e tyre, sipas tij teper te larte. Ai ka bere krahasime me Danimarken dhe Gjermanine, duke u shprehur se ndryshe nga Shqiperia, keto vende kane rreth 6 universitete. “Danimarka ka vetem 6 universitete private, ndersa po kaq ka edhe Gjermania, ne kemi me shume nga te gjithe dhe jemi jep diploma dhe shto te papunet me diplome”,- tha kreu i PS-se. Kjo eshte pergjigja sesi Rama justifikoi papunesine e nje te riu qe kish mbaruar studimet per Histori-Gjeografi, i cili kerkoi mendim kreut te PS-se per programin e tij per punesimin. Por shifra prej 6 universitetesh ne Danimarke dhe Gjermani e servirur nga kreu i PS-se, i cili tha se te huajit cuditen kur ne u themi se kemi rreth 100 Universitete private, rezulton me shume sesa e pasakte. Nga nje kerkim i thjeshte ne internet, Danimarka ka te pakten 26 universitete private. Ndersa Gjermania, e cila sipas kreut te PS-se kishte po 6 universitetet, rezulton te kete shume me teper sesa aq. Duke iu referuar burimit Wikipedia, Gjermania rezulton se ka 70 universitete qe japin diploma te larta, master, doktoratura dhe tituj profesoresh. Ndersa universitete per diploma te larta dhe master, rezultojne shume me teper. Sipas te dhenave rezulton se ne te gjithe Gjermanine jane jo me pak se 380 universitete.
Por shifra jo te vogla kane dhe universitete te vendeve afer nesh. Italia ka rreth 65 universitete. Ceshtja e universiteteve eshte kthyer ne nje teme kryesore ne fjalimet e kreut te PS-se, sa here qe duhet te komentoje programin e opozites per punesimin e te rinjve. Ai i ka cilesuar universitetet si piramida qe marrin parate e familjeve shqiptare dhe nuk garantojne punesim per te rinjte. Edhe per hapjen e universiteteve dhe arritjen e standardeve me vendet e tjera ne fushaten e arsimit privat, Rama ka akuzuar ne Elbasan kreun e qeverise, duke e cilesuar kete investim si pabesi. “Pabesia tjeter qe eshte njesoj si ajo, por e ka dhimbjen te ngadalte dhe te gjate, eshte kur iu tha shqiptareve dhe te gjithe prinderve: harxhoni te gjithe kursimet qe keni dhe cojini femijet ne Universitet, u bene universitetet pallate sporti mbushur me njerez”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama.
Universitetet
Shifra prej 6 universitetesh ne Danimarke dhe Gjermani e servirur nga kreu i PS-se, rezulton me shume sesa e pasakte. Nga nje kerkim i thjeshte ne internet, Danimarka ka te pakten 26 Universitete private. Ndersa Gjermania, e cila sipas kreut te PS-se kishte po 6 universitete, ka plot 380 te tille.