E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati per ekonomine, PD mbron taksat e uleta, PS progresiven Eglantina Nasi

Mazhoranca e djathte, do te vazhdoje politiken e taksave te uleta edhe pergjate viteve 2013-2017. Ndersa opozita, do te aplikoje taksimin progresiv. Kjo perplasje mes ketyre politikave fiskale, ishte kryesorja ne ballafaqimin e djeshem mes ministrit te Ekonomise, Florion Mima dhe kreut te Partise Socialiste, Edi Rama, mbi platformat perkatese ekonomike te mazhorances dhe opozites, ne Forumin “Perspektiva ekonomike 2013-2017”, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise. Nga ana e tij, Mima iu pergjigj me premtimin per vijimin e politikes se taksave te uleta, shqetesimit te ngritur nga biznesi. Kurse kryesocialisti, ka riperseritur vendimin per aplikimin e takses progresive, si menyra me e drejte e taksimit, sipas tij. “Jemi te vendosur per te vazhduar ne kete rruge. Kjo eshte rruga me e drejte, e cila le me shume para’ ne duart e biznesit, investitoreve shqiptare dhe te huaj, por edhe te qytetareve shqiptare”,- mesohet te jete shprehur Mima lidhur me nje fakt te tille. Kurse Rama do thoshte se “taksimi progresiv do te theksohet tek taksa mbi te ardhurat personale dhe tek dividenti”. Nga ana tjeter, punesimi, shenoi nje pike te forte te debatit mes paleve. “Programi yne materializohet me punesimin e 250 mije shqiptareve. As edhe nje shqiptar i vetem nuk do te punesohet ne sektorin publik. Ne bejme fjale per te krijuar kushtet dhe te gjitha mundesite qe biznesi privat te prosperoje dhe te jete ai gjeneratori kryesor i punesimit ne vend”,- argumentoi ministri Mima lidhur me nje sektor te tille. Per mazhorancen, mesa duket, celesi i hapjes se vendeve te reja te punes, mbetet nxitja ndaj biznesit, dhe lehtesirat per investitoret e huaj. “Koalicioni i djathte, vjen si nje koalicion mik i atyre qe investojne, eksportojne dhe qe krijojne te mira materiale”,- shtoi me tej kreu i METE-s. Kurse kreu i opozites do deklaronte se ka vendosur nje objektiv ambicioz, ate te krijimit te kushteve per hapjen e 300 mije vendeve te reja pune, ne 4 vitet e ardhshme. Gjysma e te cilave sipas tij, eshte plotesisht e mundur te krijohet ne hapesiren e zhvillimit rural. “Ne nuk besojme qe per investimet e huaja, sekreti qendron tek taksat e uleta”,- tha mes te tjerash Rama. Duke theksuar serish politiken e tij per nje sistem aspak te favorshem taksimi ndaj biznesit.

BORXHI

Palet e ftuara ne debat mbi platformat ekonomike ndane qendrime te ndryshme rreth tij. “Gjate 4 viteve te fundit, ai eshte rritur vetem me 3%, ne nje kohe, kur ne vendet e tjera te rajonit, kjo shifer eshte deri ne 18%”,- tha Mima. Kurse Rama nga ana e tij, beri thirrje per nje fillim te menjehershem te bashkepunimit sipas tij, me FMN-ne dhe sipermarrjen, per rishikimin e treguesit te borxhit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›