E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Nese fiton e majta, negociata per emrin e kryeministrit

Ish-kryeministri Ilir Meta, kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim, thote se e rendesishme per koalicionin e majte qe udheheq PS eshte te arrihet fitorja e zgjedhjeve me 23 qershor, kurse le te hapur ceshtjen e emrit te kryeministrit duke pohuar se do te kete negociata mes tij dhe Rames per kreun e ri te ekzekutivit ne rast fitoreje. Ne intervisten dhene mbreme ne Nees24, z.Meta tha serish se Kushtetuta flet qarte per menyren si zgjidhet kryeministri. E ne fakt, neni 96/1, percakton se kryeministri i ri zgjidhet ose nga partia qe fiton zgjedhjet ose nga koalicioni fitues. Ne kete interviste, z.Meta ka folur dhe mbi ceshtjen e KQZ-se. Ai e perjashtoi propozimin e Berishes qe anetaret e dorehequr te rikthehen ne detyre.

Z. Meta, e keni ambicien per te qene per here te trete Kryeministri i vendit?

Objektivi im kryesor dhe i LSI-se eshte fitorja e Aleances per Shqiperine Evropiane me 23 qershor, realizimi i nje ndryshimi i cili e forcon stabilitetin e vendit dhe qe krijon nje baze objektive per nje fryme me te gjere bashkepunimi ne vend, ndryshe derime tani ku si rezultat i konfliktualitetit dhe i deshires per te vene njeri-tjetrit ne pozite sa me te veshtire kemi pasur kete ngerc i cili ka sjelle vonesa edhe ne ceshtjen e integrimit, por edhe probleme te tjera te cilat reflektojne ne zhvillimin ekonomik te vendit.

E keni diskutuar me Ramen se kush do te jete kryeminister pas ardhjes ne pushtet ?

Nuk kemi hyre ne ceshtje konkrete. Por une mendoj se cdo ceshtje ka te beje me respektin per voten e qytetareve shqiptare dhe ne perputhje me rregullat e demokracise, ka Kushtetute dhe vote.

Cfare parashikon Kushtetuta?

Kushtetuta tregon ne menyre te qarte sesi ndertohet dhe formohet qeveria e re. Nuk do te kete besoj asnje problem serioz per te vazhduar kete marredhenie konstruktive, qe nga marreveshja e Shkodres edhe me pas per te perfunduar te gjitha marreveshjet me Brukselin brenda tete viteve per ta kurorezuar me anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Disa sondazhe sugjerojne se fiton e majta mirepo Partise Socialiste i duhen edhe votat e LSI-se per te formuar qeverine. Ju do t’ia jepnit voten tuaj z. Rama per te krijuar qeverine si kryeminister?

Une mendoj se qeveria pas 23 qershorit do te jete nje qeveri e perbashket e te gjithe opozites se sotme ndoshta duke i shtuar edhe elemente te tjere, dhe ne kete kuptim nuk behet fjala per qeverine e ketij apo qeverine e atij, por behet fjale per nje produkt te vullnetit te shumices se qytetareve shqiptare.

Pra do te kete negociata mes jush dhe z. Rama se kush do te jete kryeminister?

Kjo nuk duket se eshte nje ceshtje kaq e rendesishme. Ajo qe eshte e rendesishme eshte te ecet drejt nje qeverie e cila perballon me energji dhe dinamizem problemet me akute ekonomike, sociale qe ka krijuar qeverisja aktuale.

Thate qe qeverisjen mund ta shtoni me elemente te tjere. Cfare nenkuptoni me kete?

Dua te theksoj se kemi nje front opozitar shume te gjere por natyrisht qe ne te gjithe kete spekter politik ka edhe elemente te tjere qe nuk jane perfshire ne kete front opozitar apo ne kete koalicion, por qe mund te kontribuojne pozitivisht ne te ardhmen per te permiresuar qeverisjen e ardhshme.

Kush jane keta?

Nuk dua te hyj me tej ne kete ceshtje por ideja eshte per nje qeveri sa me gjitheperfshirese.

Keta elemente te rinj qe ju thoni se do te hyjne a mund te jene nje pike kontakti nje pike konsensusi e formimit te qeverise, nje kryeminister dhe i PS-se dhe i LSI-se?

Qeveria nuk ka nevoje te kete dy kryeministra sepse nuk ekziston asnje arsye per kete gje. nuk ekziston asnje shqetesim i tille. I vetmi shqetesim thjeshte eshte nje englendisje e cila ka perfshire mazhorancen aktuale e cila e bindur se do te humbase thjesht kerkon te kaloje keto dite te fundit ne mazhorance duke u perqendruar me shume se sa duhet ne keto elemente.

Ka nje gare mes strukturave te PS-se, te cilet pas deklaratave te z. Naco artikulojne gjithnje e me shume e gjithnje e me fort “Rama kryeminister”, por nderkohe ne menyre konsistente perfaqesues te LSI-se thone se “ne duam Meten Kryeminister”...

Nuk ekziston nje gare e tille. Secili ka deshiren e tij dhe kjo eshte motivuese per anetaret, per simpatizantet. Gara e vertete eshte me mazhorancen e z. Berisha dhe kjo gare do te fitohet bindshem.

Gjithsesi, nuk e dhate pergjigjen nese do t’ia jepnit pa kushte voten Edi Rames per t’u bere Kryeminister..

As kjo nuk eshte ceshtja me e rendesishme. Per ne eshte e rendesishme nje mazhorance dhe nje qeveri e angazhuar per te perballuar problemet me te mprehta ekonomike dhe sociale te vendit dhe e dyte per te pershpejtuar reformat e integrimit evropian te vendit. Por ne nuk kemi paragjykime te tilla qe te perjashtojme cilindo qe hap nje perspektive pozitive per vendin, ku e gjejne veten te gjithe te rinjte progresiste.

Rama a eshte nje i tille?

Perse jo.

Z. Berisha ka ofruar dy opsione. E para qe te sillni tre emra te tjere ju si opozite, te zevendesoni emrat vakante, dhe e dyta qe ata qe kane dhene doreheqjen te rikthehen sepse doreheqja e tyre nuk eshte certifikuar nga KQZ?

Doreheqjet e tyre jane individuale. Ndersa persa i takon ceshtjes se rikthimit te besimit te KQZ-ja, kjo mund te ndodh vetem nese ka nje reflektim te z. Berisha per ate qe ndodhi.

Cfare nenkuptoni me reflektim?

Ne rast se ka nje rishikim te kompozimit te KQZ.

PS, ka propozuar nje formule te tille, ose te kthehet KQZ ne gjendjen e tij te meparshme, pershire dhe z. Muho, ose te zgjidhen tre nga opozita, tre nga shumica qeverisese dhe kryetari te zgjidhet me 84 vota, ju cfare formule keni?

Kjo nuk eshte ceshtje formule. Kjo eshte ceshtje vullneti dhe konsensusi. Po ne rast se njera pale, shkaktarja e kesaj krize te KQZ-se, nuk eshte e hapur per te reflektuar por i kupton tre vende si vende pune qe duhet ti plotesojne perfaqesues te propozuar nga opozita, atehere qe ketu kjo ceshtje nuk funksionon. Ju e keni vene re ne nuk kemi ndaluar shume te kjo ceshtje sepse ne jemi te bindur qe ajo nderhyrje qe ndodhi ne KQZ vetem se shpreh panikun e z. Berisha per rezultatin e zgjedhjeve dhe deshiren e tij per t’ju imponuar ne menyre te padrejte dhe arrogante ketij procesi. Por absolutisht kjo ceshtje nuk ka te beje aspak me nje shqetesim te opozites lidhur me fitoren e saj ne zgjedhjet e ardhshme dhe me kapacitet qe ajo ka per te mbrojtur kete fitore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›