Juristi i matur

Diskursi i fortë i disa zyrtarëve të vendit dhe atyre ndërkombëtarë për betejën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas ndërhyrjes së EULEX’it në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, duket se nuk i ka bërë shumë përshtypje Presidentit Fatmir Sejdiu.
Ndërhyrjen e EULEX’it në MTPT, Sejdiu e kishte heshtur për disa ditë sikurse edhe zyrtarët e tjerë në vend. Në lidhje me këtë rast ai kishte komentuat vetëm pas kthimit nga një vizitë jashtë, duke bërë një reagim “të matur” dhe jo edhe aq në përputhje me situatën.
Të njëjtën, numri një i vendit e ka bërë edhe pas një takimi me Kryeprokurorin e shtetit, Ismet Kabashi dhe kryeprokurorin e EULEX’it, Johannes van Vreeswijk në Kryeprokurorinë e Kosovës të premten.
Duke folur për top temën e ditëve të fundit e që është beteja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Sejdiu është përgjigjur me një gjuhë të butë dhe duke teorizuar se në vendet demokratike pushtetet janë të ndara.
Kështu është edhe në Kosovë në bazë të Kushtetutës, por Sejdiu ka vendosur të flasë sërish për këtë.
Por ai nuk ka dashur të pozicionohet për temat e ditëve të fundit si për shembull se kush duhet t’i prijë luftës kundër korrupsionit, EULEX’i apo institucionet e vendit.
Ose të thotë fjalë më të fuqishme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi një gjë e tillë i takon si President.
Në prani të Kryeprokurorit Kabashi, Sejdiu ka dhënë një përgjigje standarde.
Ai ka thënë se tashmë institucionet e drejtësisë i kanë ndërtuar mjaft mirë kapacitetet e tyre, por ka theksuar se nevojitet edhe më tej reformimi. Po ashtu, në mënyrë standarde ka ofruar “mbështetjen e tij të parezervë” për gjyqësorin.
Deklarata më e fortë e Sejdiut që është regjistruar të premten është “politika jashtë udhëheqjes në sistemin gjyqësor”, e cila në Kosovë është përsëritur pafundësisht.
“Do ta kenë mbështetjen time të parezervë, gjithmonë me porosinë elementare, politika jashtë udhëheqjes në sistemin prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë. Në të gjitha vendet e demokracisë së mirë, këto pushtete janë të ndara, kanë rolin e vet të mirë nëse mbesin të ndara, por kanë interesin nacional të një vendi që e mbrojnë të vërtetën dhe interesi ynë është sundimi i ligjit”, ka thënë Sejdiu.
“Jo vetëm se është pjesë e vrojtimit të Kosovës për të pasur një funksionim të mirë të sundimit të ligjit si pjesë e standardeve, por pavarësisht interesit të Kosovës për të pasur sundim të mirë të ligjit”, ka shtuar ai.
Sejdiu po ashtu ka reaguar vakët edhe ndaj hetimeve që është duke bërë EULEX’i për “Rastin Limaj”. Gazetarët sërish kanë dëgjuar sintagmën “askush mbi ligjin”.
“Them paralelisht se është pjesë e përgjigjes së drejtpërdrejtë se sistemi prokurorial dhe gjyqësor bëjnë punën e vet, askush mbi ligjin. Unë nuk do të merrem me çështjen e akuzës ose jo, sepse në shkollimin tim jam jurist dhe nuk dua të paragjykoj para se të ketë diçka të drejtpërdrejtë në kuptimin e verdiktit në gjykatë për secilin njeri, pavarësisht se kush mund të jetë”, është shprehur ai.
Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, ndërkaq ka vlerësuar vizitën e Presidentit Sejdiu dhe përkrahjen që ai ka ofruar për Prokurorinë
Pavarësisht se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është në përshkrimin e punës së prokurorëve, Kabashi ka thënë se gjyqtarët dhe prokurorët do të japin “kontributin” në luftimin e dukurive negative.
Ai ka thënë se Prokuroria e Kosovës e ka mbështetjen edhe të ushtruesit të detyrës të Kryeprokurorit të EULEX’it, Johannes van Vreeswijk
Wreejsvik me Sejdiun
Në takimin e së premtes në Kryeprokurorinë e Shtetit ka marrë pjesë edhe Kryeprokurori i EULEX’it, Johannes van Vreeswijk, i cili gjatë muajit të kaluar ka bërë deklarata të nxehta kundër zyrtarëve kosovarë, duke i quajtur fëmijërore reagimet e tyre për “Rastin Limaj”.
Wreejsvik ka shkuar në Prokurorinë e Shtetit, pasi ka filluar takimi i Sejdiut me Kabashin, derisa ka dalë nga takimi para përfundimit, sipas të gjitha gjasave për të shmangur pyetjet e gazetarëve.
Në reagimet e para, zyrtarë të lartë të vendit, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe Kryeministri Hashim Thaçi kishin akuzuar EULEX’in për show medial gjatë ndërhyrjes në MTPT. Pas kësaj, Kryeministri Thaçi ka takuar shefin e EULEX’it, Yves de Kermabon në disa raste. Ndërsa takimi i Presidentit Sejdiu me ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të EULEX’it, Johannes van Vreeswijk lë për t’u kuptuar se pavarëisht “Rastit Limaj”, raportet e institucioneve me EULEX’in po përmirësohen vazhdimisht.