UNESCO zgjeron listën e monumenteve të mbrojtura me ligj

Brazilia, 3 gusht - UNESKO ka futur në listë edhe 15 lokalitete dhe objekte që mbrohen me ligj, ka njoftuar të hënën në ueb faqen zyrtare Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë. Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESKO-s me vendimet e tij është marrë prej të premtes në takimin vjetor të mbajtur në Brazilia, në të cilin merret edhe vendimi për plotësimin e listës ekzistuese të objekteve të mbrojtura me ligj.
Në listën e UNESCO-s tash e tutje do të jenë kanalet në Amsterdam, të ndërtuara në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII, lokaliteti mbretëror Tang Long-Hanoj në Vietnam, përmendoret historike në Dengfeng të Kinës, lokaliteti arkeologjik Sarazm në Taxhikistan, qyteti i peshkopëve në Albi të Francës, Sheshi Historik në Tabriz të Iranu, At-Turaif dhe ad-Dir'ijah në Arabinë Saudite. Në të njëjtën listë janë edhe lokaliteti i burgut në Australi, kompleksi astronomik dhe arkitekturor Xhantar Mantar në Xhampur të Indisë, vendi i shenjtë sufijst i sheikut Safija al-Din a Ardabil në Iran, Bikini në Ujdhesat e Marshalit, vendet historike në fshatrat Hanoe dhe Jangdong në Korenë Jugore, lokaliteti Ngorongoro në Tanzani, hapësira malore dhe pyjore në Shri Lankë, arkipelagu i izoluar Papahanaumokuakea në rrethin e Havajeve në ShBA.
"Prej sot në listë të UNESCO-s janë edhe 94 lokalitete të cilat me vlerat kulturo- historike meritojnë të jenë pasuri botërore e trashëgimisë kulturore. Këto lokalitete konsiderohen të veçanta dhe kanë një domethënie të madhe për planetin dhe civilizimin njerëzor”, thuhet në komunikatë. Takimi i 34-t vjetor i UNESCO-s i cili ka filluar me 25 korrik, do të mbyllet sot (e martë). Gjithsej 39 lokalitete kanë kandiduar të futen në listën e objekteve të trashëgimisë botërore të UNECO-s.