Justin Timberlake: Në dashuri jam një guru i pathyeshëm
Ka nisur të këndojë në moshën
11-vjeçare me ritme ‘country‘,
në një konkurs për fëmijë. Tri
vite më pas ishte bërë i njohur
në Klubin e Topolinos. Këndonte për
"Disney Channel" me koleget e tij të
ardhshme, Britney Spears dhe Christina
Aguilera. Më pas ishte fenomeni i grupit
të famshëm "N Sync", me të cilin arriti një
sukses të jashtëzakonshëm. Por kur vendosi
të zhvillojë më tej karrierën e tij si
solist, Justin Timberlake vazhdon të na
habisë. Pas suksesit, si komercial ashtu
dhe kritik, të "Future Sex/Love Sounds",
ka nga ata që tashmë e cilësojnë si mbretin
e popit, por që në fakt, muzika e tij
ndryshon herë pas here. Shpesh Justin
shfaqet me ritme pop, më pas "rhythm &
blues", herë-herë "hip-hop", "soul", me
paraqitje gjithnjë e më sensuale. Nga
Madona te ‘50 Cent‘ apo Christina Aguilera,
të gjithë duket sikur po bëjnë garë
për të kënduar me të. Gjithashtu, Justin
ka eksperiencë edhe në kinema ku ka luajtur
në disa filma: "Alpha Dog" dhe
"Black Snake Moan". Tani po përgatitet
për një komedi me aktorin komik, Mike
Myers "The Love Guru", ku luan rolin e
një personazhi negativ, një lojtar hokeji
mendjemadh dhe i talentuar. Dashuritë
e tij të mëdha kanë qenë Britney Spears,
Cameron Diaz dhe tani Jessica Biel.
Duket se Justin nuk ka nevojë për një
guru në dashuri.
Nuk keni menduar kurrë për
një të tillë?
Guruja im i vetëm është mësuesi i
golfit. Ai ka qenë edhe profesori i Tiger
Woods dhe ndihem në duar të sigurta.
Në film jeni transformuar totalisht...
Më kujtohet dita e parë në xhirime.
Pjesës më të madhe të trupës i është
dashur 2-3 orë për të më njohur. Jam dëfryer
shumë duke luajtur këtë pjesë.
Ishte dëshira ime që ky personazh të ishte
surreal.
Deri ku doni të arrini si aktor?
Thjesht u përgjigjem propozimeve që
më ofrohen.
Por kur nga ana tjetër ke Mike
Myers që të pyet nëse dëshiron
të bësh rolin negativ në komedinë
e tij, si ia bën që thua jo?
Më pëlqen të shpreh krijimtarinë
time, por pa pasur mbi vete presionin
nëse ky film do të ketë apo jo sukses. Për
mua, kinemaja është më tepër një hobi
dhe një proces krijimi që më magjeps.
Fakti që jeni një këngëtar kaq i
famshëm nuk ju pengon të luani
çdolloj personazhi?
Nuk e di se si më imagjinojnë të tjerët,
sigurisht nuk është mënyra në të cilën e
shoh unë veten. Kërkoj të vërtetën e një
personazhi dhe ta sjell atë në jetë. Kjo
është e gjitha.
Le të kalojmë te muzika, një
botë në krizë, si nga ana financiare
ashtu dhe niveli i cilësisë.
Po, kjo është e vërtetë, por deri në një
farë pike. Për shembull le t‘u hedhim
një sy koncerteve. Ka shumë histori të
suksesshme. Sipas meje, problemi është
se përdorim një barometër të gabuar,
jo të përshtatshëm me zakonet e atyre
që bëjnë dhe dëgjojnë muzikë. Fillimisht,
shtëpitë diskografike u munduan
t‘i ndalonin të rinjtë të shkarkonin,
më pas e pranuan se e kishin gabim, por
e kuptuan shumë vonë. Në fakt, ato nuk
e kanë kuptuar ende se të rinjtë nuk e
ndjekin modën. Ndërsa për sa i përket
cilësisë, si gjithmonë ka muzikë të mirë
dhe të keqe.
Si vajti bashkëpunimi me Madonën?
Eksperimentuan pak nga gjithçka. Le
të themi që ramë shumë poshtë dhe më
pas u ngjitëm sërish lart. Madona është
vërtet speciale.
Si ndryshon mënyra e punës
kur bën muzikë dhe kur bën kinema?
Ka shumë ngjashmëri. Nuk ka rëndësi
nëse je në një sallë regjistrimi apo
çlodhjeje. Ai që vlen vërtet është rezultati
final. Ndryshimi është se kur bën
muzikë ke një ‘feedback‘ të menjëhershëm
që të bën të kuptosh nëse gjërat
funksionojnë apo jo. Ndërsa kur bën një
film, shpesh nuk e di se deri në ç‘pikë
është montuar dhe në këtë pikë është
shumë vonë për t‘u kthyer pas.
Si shkon linja juaj e produkteve
të modës?
Për mrekulli. Jam një djalosh i rritur
në një qytet të Tinisës që ka pasur
shansin të udhëtojë nëpër rrugët e
Evropës, si Paris, Londër, Milano. Ja
munduar gjithmonë që të gërshetoj traditën
e jugut me risinë evropiane.
Çfarë ju bën të ndiheni kaq i
sigurt?
Ndihem si një fëmijë që po jeton ëndrrën
e tij dhe ka fatin të bëjë atë që
dëshiron. Ndoshta ju duket paksa banale,
por kështu është vërtet dhe mbi të
gjitha kjo është ajo që ndiej.
11-vjeçare me ritme ‘country‘,
në një konkurs për fëmijë. Tri
vite më pas ishte bërë i njohur
në Klubin e Topolinos. Këndonte për
"Disney Channel" me koleget e tij të
ardhshme, Britney Spears dhe Christina
Aguilera. Më pas ishte fenomeni i grupit
të famshëm "N Sync", me të cilin arriti një
sukses të jashtëzakonshëm. Por kur vendosi
të zhvillojë më tej karrierën e tij si
solist, Justin Timberlake vazhdon të na
habisë. Pas suksesit, si komercial ashtu
dhe kritik, të "Future Sex/Love Sounds",
ka nga ata që tashmë e cilësojnë si mbretin
e popit, por që në fakt, muzika e tij
ndryshon herë pas here. Shpesh Justin
shfaqet me ritme pop, më pas "rhythm &
blues", herë-herë "hip-hop", "soul", me
paraqitje gjithnjë e më sensuale. Nga
Madona te ‘50 Cent‘ apo Christina Aguilera,
të gjithë duket sikur po bëjnë garë
për të kënduar me të. Gjithashtu, Justin
ka eksperiencë edhe në kinema ku ka luajtur
në disa filma: "Alpha Dog" dhe
"Black Snake Moan". Tani po përgatitet
për një komedi me aktorin komik, Mike
Myers "The Love Guru", ku luan rolin e
një personazhi negativ, një lojtar hokeji
mendjemadh dhe i talentuar. Dashuritë
e tij të mëdha kanë qenë Britney Spears,
Cameron Diaz dhe tani Jessica Biel.
Duket se Justin nuk ka nevojë për një
guru në dashuri.
Nuk keni menduar kurrë për
një të tillë?
Guruja im i vetëm është mësuesi i
golfit. Ai ka qenë edhe profesori i Tiger
Woods dhe ndihem në duar të sigurta.
Në film jeni transformuar totalisht...
Më kujtohet dita e parë në xhirime.
Pjesës më të madhe të trupës i është
dashur 2-3 orë për të më njohur. Jam dëfryer
shumë duke luajtur këtë pjesë.
Ishte dëshira ime që ky personazh të ishte
surreal.
Deri ku doni të arrini si aktor?
Thjesht u përgjigjem propozimeve që
më ofrohen.
Por kur nga ana tjetër ke Mike
Myers që të pyet nëse dëshiron
të bësh rolin negativ në komedinë
e tij, si ia bën që thua jo?
Më pëlqen të shpreh krijimtarinë
time, por pa pasur mbi vete presionin
nëse ky film do të ketë apo jo sukses. Për
mua, kinemaja është më tepër një hobi
dhe një proces krijimi që më magjeps.
Fakti që jeni një këngëtar kaq i
famshëm nuk ju pengon të luani
çdolloj personazhi?
Nuk e di se si më imagjinojnë të tjerët,
sigurisht nuk është mënyra në të cilën e
shoh unë veten. Kërkoj të vërtetën e një
personazhi dhe ta sjell atë në jetë. Kjo
është e gjitha.
Le të kalojmë te muzika, një
botë në krizë, si nga ana financiare
ashtu dhe niveli i cilësisë.
Po, kjo është e vërtetë, por deri në një
farë pike. Për shembull le t‘u hedhim
një sy koncerteve. Ka shumë histori të
suksesshme. Sipas meje, problemi është
se përdorim një barometër të gabuar,
jo të përshtatshëm me zakonet e atyre
që bëjnë dhe dëgjojnë muzikë. Fillimisht,
shtëpitë diskografike u munduan
t‘i ndalonin të rinjtë të shkarkonin,
më pas e pranuan se e kishin gabim, por
e kuptuan shumë vonë. Në fakt, ato nuk
e kanë kuptuar ende se të rinjtë nuk e
ndjekin modën. Ndërsa për sa i përket
cilësisë, si gjithmonë ka muzikë të mirë
dhe të keqe.
Si vajti bashkëpunimi me Madonën?
Eksperimentuan pak nga gjithçka. Le
të themi që ramë shumë poshtë dhe më
pas u ngjitëm sërish lart. Madona është
vërtet speciale.
Si ndryshon mënyra e punës
kur bën muzikë dhe kur bën kinema?
Ka shumë ngjashmëri. Nuk ka rëndësi
nëse je në një sallë regjistrimi apo
çlodhjeje. Ai që vlen vërtet është rezultati
final. Ndryshimi është se kur bën
muzikë ke një ‘feedback‘ të menjëhershëm
që të bën të kuptosh nëse gjërat
funksionojnë apo jo. Ndërsa kur bën një
film, shpesh nuk e di se deri në ç‘pikë
është montuar dhe në këtë pikë është
shumë vonë për t‘u kthyer pas.
Si shkon linja juaj e produkteve
të modës?
Për mrekulli. Jam një djalosh i rritur
në një qytet të Tinisës që ka pasur
shansin të udhëtojë nëpër rrugët e
Evropës, si Paris, Londër, Milano. Ja
munduar gjithmonë që të gërshetoj traditën
e jugut me risinë evropiane.
Çfarë ju bën të ndiheni kaq i
sigurt?
Ndihem si një fëmijë që po jeton ëndrrën
e tij dhe ka fatin të bëjë atë që
dëshiron. Ndoshta ju duket paksa banale,
por kështu është vërtet dhe mbi të
gjitha kjo është ajo që ndiej.