Kërcënohet sërish ambasadori gjerman
Ambasadori gjerman ka rënë
sërish pre e kërcënimeve
dhe fyerjeve. Për herë të
dytë brenda disa muajsh, një ishemigrant
ka kërcënuar ambasadorin
Bernd Borcfard, pasi i është
refuzuar viza për në Gjermani.
Policia e Tiranës deklaroi se gjatë
orëve të vona të së martës, Seksioni
Kundër Akteve Terroriste
mundësoi identifikimin dhe më
pas arrestimin ndaj Ismir Islam
Kullës, 36 vjeç, banues në Fushë-
Krujë, i proceduar më parë për "fyerje
të përfaqësuesve të shteteve
të huaja". Sipas grupit hetimor,
rreth orës 09:30 të së martës, 36-
vjeçari dyshohet se ka fyer
nëpërmjet telefonit ambasadorin
e republikës gjermane të
atashuar në Tiranë. Këtë veprim, i
dyshuari Ismir Kulla e ka realizuar
nëpërmjet telefonit fiks pranë
ambasadës Gjermane në Tiranë,
me motivacionin e refuzimit të një
vize për në Gjermani. Policia tha
se në sekretarinë e Ambasadës
Gjermanë në Tiranë, e cila ndodhet
në bllokun e ambasadave në
Rrugën e Durrësit, ka mbërritur
një telefonatë. Ismir Kulla i
kërkonte sekretarisë së ambasadës
informacione për një vizë që i
ishte refuzuar disa herë, pasi disa
muaj më parë autoritetet e drejtësisë
gjermane kishin vendosur
kthimin e tij në atdhe. Pasi ka marrë
përgjigje negative, durimi i ka
sosur. Policia tha se Kulla ka sharë
dhe kërcënuar ambasadorin gjerman
në Shqipëri, Bernd Borcfard.
"Në Gjermani kam miqtë dhe
familjen", mësohet se ka deklaruar
35-vjeçari. Ndërkohë, ky është
rasti i dytë që Kulla kërcënon ambasadorin
gjerman. Pikërisht, në
muajin nëntor ai ka kërcënuar
sërish diplomatin e huaj, pasi edhe
atëherë i ishte refuzuar viza.
Ndërkaq, grupi hetimor tha në
lidhje me këtë kërcënim se biseda
është regjistruar. Policia ka marrë
deklarimet e punonjësve, ndërsa
ka filluar procedimin penal. Gjatë
verifikimeve në kompaninë "Albtelekom"
është mësuar se telefonata
kërcënuese kishte ardhur
nëpërmjet telefonit fiks pranë
Ambasadës së Gjermanisë. Menjëherë
një grup agjentësh kanë
zhvilluar operacionin dhe në një
kohë rekord kanë sjellë shoqërimin
dhe më pas arrestimin e
Imir Kullës. Ky i fundit ka pranuar
se ka marrë në telefon në ambasadë,
por ka mohuar të ketë kërcënuar
ndokënd. Ai ka disa vite që mundohet
të marrë një vizë për në Gjermani.
Por, sipas rregullave të vendit
perëndimor, për një person që
deportohet, nuk lëshohet vizë, të
paktën për një kohë të gjatë. Ndërsa
Kulla sapo ishte liruar nga burgu
për kërcënimin e parë. Policia
e Tiranës do të kryejë një ekspertizë
mjeko-ligjore për të përcaktuar
gjendjen mendore të të dyshuarit
Ismir Kulla për kërcënimin e
ambasadorit gjerman në Tiranë.
Burime zyrtare thanë se 35-
vjeçari kërkonte të kthehej në
Gjermani prej shtatë vitesh dhe
refuzimi i vizës mendohet të jetë
bërë shkak që të kalonte në depresion
dhe të kërcënonte në sekretarinë
e ambasadës.
sërish pre e kërcënimeve
dhe fyerjeve. Për herë të
dytë brenda disa muajsh, një ishemigrant
ka kërcënuar ambasadorin
Bernd Borcfard, pasi i është
refuzuar viza për në Gjermani.
Policia e Tiranës deklaroi se gjatë
orëve të vona të së martës, Seksioni
Kundër Akteve Terroriste
mundësoi identifikimin dhe më
pas arrestimin ndaj Ismir Islam
Kullës, 36 vjeç, banues në Fushë-
Krujë, i proceduar më parë për "fyerje
të përfaqësuesve të shteteve
të huaja". Sipas grupit hetimor,
rreth orës 09:30 të së martës, 36-
vjeçari dyshohet se ka fyer
nëpërmjet telefonit ambasadorin
e republikës gjermane të
atashuar në Tiranë. Këtë veprim, i
dyshuari Ismir Kulla e ka realizuar
nëpërmjet telefonit fiks pranë
ambasadës Gjermane në Tiranë,
me motivacionin e refuzimit të një
vize për në Gjermani. Policia tha
se në sekretarinë e Ambasadës
Gjermanë në Tiranë, e cila ndodhet
në bllokun e ambasadave në
Rrugën e Durrësit, ka mbërritur
një telefonatë. Ismir Kulla i
kërkonte sekretarisë së ambasadës
informacione për një vizë që i
ishte refuzuar disa herë, pasi disa
muaj më parë autoritetet e drejtësisë
gjermane kishin vendosur
kthimin e tij në atdhe. Pasi ka marrë
përgjigje negative, durimi i ka
sosur. Policia tha se Kulla ka sharë
dhe kërcënuar ambasadorin gjerman
në Shqipëri, Bernd Borcfard.
"Në Gjermani kam miqtë dhe
familjen", mësohet se ka deklaruar
35-vjeçari. Ndërkohë, ky është
rasti i dytë që Kulla kërcënon ambasadorin
gjerman. Pikërisht, në
muajin nëntor ai ka kërcënuar
sërish diplomatin e huaj, pasi edhe
atëherë i ishte refuzuar viza.
Ndërkaq, grupi hetimor tha në
lidhje me këtë kërcënim se biseda
është regjistruar. Policia ka marrë
deklarimet e punonjësve, ndërsa
ka filluar procedimin penal. Gjatë
verifikimeve në kompaninë "Albtelekom"
është mësuar se telefonata
kërcënuese kishte ardhur
nëpërmjet telefonit fiks pranë
Ambasadës së Gjermanisë. Menjëherë
një grup agjentësh kanë
zhvilluar operacionin dhe në një
kohë rekord kanë sjellë shoqërimin
dhe më pas arrestimin e
Imir Kullës. Ky i fundit ka pranuar
se ka marrë në telefon në ambasadë,
por ka mohuar të ketë kërcënuar
ndokënd. Ai ka disa vite që mundohet
të marrë një vizë për në Gjermani.
Por, sipas rregullave të vendit
perëndimor, për një person që
deportohet, nuk lëshohet vizë, të
paktën për një kohë të gjatë. Ndërsa
Kulla sapo ishte liruar nga burgu
për kërcënimin e parë. Policia
e Tiranës do të kryejë një ekspertizë
mjeko-ligjore për të përcaktuar
gjendjen mendore të të dyshuarit
Ismir Kulla për kërcënimin e
ambasadorit gjerman në Tiranë.
Burime zyrtare thanë se 35-
vjeçari kërkonte të kthehej në
Gjermani prej shtatë vitesh dhe
refuzimi i vizës mendohet të jetë
bërë shkak që të kalonte në depresion
dhe të kërcënonte në sekretarinë
e ambasadës.