Justin Timberlake si Patrick Swayze në “Dirty Dancing”
SHBA - Hollywood-i po projekton realizimin e versionit të ri të filmit, që u shndërrua në himnin e të dashuruarve në vitin 1987, “Dirty Dancing”. Sipas mediave amerikane, kandidati kryesor për të drejtuar filmin është regjisori dhe koreografi Kenny Ortega, i njohur për realizmin e tre episodeve të mjuzikëllit “High School Musical”.
Mes kandidatëve favoritë për të zëvendësuar të paharrueshmit Patrick Swayze dhe Jennifer Grey janë Justin Timberlake dhe Emma Stone.
Burime të sigurta bëjnë të ditur se filmi pritet të përfundojë në verën e vitit 2013. Sigurisht që suksesi i “Dirty Dancing” do të jetë i vështirë për tu arritur, por ekspertët shprehen të sigurt se versioni i ri të paktën do të ngjallë interes tek publiku.
“Dirty Dancing” ishte një film që u realizua pa shumë kosto, por që siguroi shumë shpejt majat e Box Office. Xhirimet e tij kushtuan 6 milionë dollarë, por fitimet arritën deri në 283 milionë.
Kërcimet “e ndaluara” të Patrick Swayze dhe Jennifer Grey pushtuan zemrat e një gjenerate të tërë dhe lanë gjurmë jo vetëm në historinë e kinemasë, por edhe të muzikës. Kolona zanore e filmit fitoi një çmim “Oscar” dhe një “Golden Globe” si kënga më e mirë origjinale.
(er.nu/BalkanWeb)