Studimi: Femra e veshur me të kuqe, nuk i ndez më meshkujt
ROME-E kuqja është si pasioni. Një grua e veshur me këtë ngjyrë, sipas shumë mendimeve, është vecanërisht joshëse dhe ka aftësitë të ndezë tek ti zjarrin brenda teje.
Por, sipas shkencës, forca e ‘Lady in red’, është vërtet qesharake.
Studimi që dërgon kështu në pension rolin e Kelly LeBrock apo këngën e famshme ‘Lady in red’ është bërë nga Skolla e Antropologjisë dhe Konservimit në Universitetin e Kent në Britaninë e Madhe, i publikuar në revistën ‘PLos ONE’.
Rezultatet e tyre përgënjeshtrojnë lidhjen e ngjyrës së kuqe dhe tërheqjes ndaj femrës që zakonisht ndërlidhet me referimin tek organet gjenitale.
Një grup prej 40 personash heteroseksualë u ftuan të merrnin pjesë në një provë fizike përpara 16 imazheve të realizuara duke nisur nga një foto secila me 4 imazhe, ku paraqitej një femër e veshur që nga e kuqja e ndezur deri tek e kuqja më e lehtë.
Rezultati i kërkimit tregoi se burrat vlerësonin më shumë tërheqëse ngjyrat më pak të ndezura si roza e lehtë dhe më pak ato ngjyrat e ndezura.
"Zbuluam kështu se seksi mashkull ka një neveri të fortë ndaj ngjyrës së ndezur të organeve gjentiale”, shpjegoi Sarah E. Johns, profesorja e antorpologjisë.
Kërkimi sipas saj, sugjeron se duhet braktisur njëherë e mirë miti për të kuqen që gjithmonë ka përfaqësuar ‘sistemin riprodhues të femrës’.
(d.b/BalkanWeb)