E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nadal triumfon në Melburn

Roger Federer vs. Rafael Nad
al, finalja e radhës mes dy të
mëdhenjve të tenisit
botëror, në Australian Open, ka shkuar
sërish për spanjollin. Imazhi i
Rafael Nadal, që ngushëllon Roxher
Federerin, të mbuluar në lot, do
të duhet të na shoqërojë edhe për
shumë kohë. Nga një analizë sipërfaqësore,
falë edhe harxhimit të më
pak energjive në gjysmëfinale,
mund të mendojë se, Federer ishte
favoriti i kësaj finaleje, ku ai do
të mund të mund të celebronte titullin
e 14 të "Grand Slam", gjë që do
ta ndihmonte të arrinte rekordin e
të famshmit, Pit Sampras. Por nuk
ka ndodhur kështu.
Dëshira
Nadal fiton shortin dhe zgjedh
t‘i lërë krahun nga fryn era Federerit,
që humbet edhe rastin e parë
për të shënuar pikë, duke shkaktuar
dy faulle të njëpasnjëshme. Ishte
e dukshme se të paktë ishin ata
që i kishin bërë llogaritë në lidhje
me dëshirën e madhe të Rafael
Nadalit (trofeu i shtatë në "Slam").
Por spanjolli, në fund të një beteje
epike, që zgjati plot katër orë e
katërmbëdhjetë minuta (7-5 3-6 7-
6 3-6 6-2) e ka merituar atë fitore të
madhe përballë kundërshtarit të tij.
Tashmë zvicerani do të mbetet në
kuotën e vetëm 13 titujve të fituara
në 19 finale të luajtura deri tani.
Dorëzimi
Në Melburn, numri një i botës
e "turpëroi" rivalin e tij më të fortë,
duke triumfuar kështu në provën
e parë sezonale të "Grande Slam".
22-vjeçari mëngjarash nga Manakor
i Spanjës e shkruan sërish emrin
në listën e artë të turneut dhe
këtë e ka bërë pas pesë seteve
shumë luftarakë. Federer është
dorëzuar dhe do të duhet të presë
të paktën disa muaj për një shans
tjetër, ku të shpresojë se, jo vetëm
do të përmbysë kundërshtarin e tij
më të egër, por edhe të shpresojë
të arrijë rekordin e Sampras. Gjithsesi,
momenti i fundit i takimit ka
dhuruar dy tablo: atë të gëzimit të
fituesit dhe lotët e zhgënjimit të
humbësit.
Lotët
Dukshëm jashtëzakonisht i zhgënjyer,
Federer e ka falënderuar
për ngushëllimin dhe kurajën edhe
më pas e ka komplimentuar Nadalin:
"Bravo Rafa, ka thënë ai menjëherë
pas ndeshjes, me lotët që i
rrëshqisnin mbi fytyrë. Ke luajtur
në një mënyrë të pabesueshme, e
meriton trofeun. Ka qenë një tjetër
finale fantastike, dhe e këtë e meriton
vërtet. Do të dëshiroja t‘ju
falënderoja të gjithëve, ka thënë
zvicerani, duke iu referuar publikut,
keni qejf fantastik, do të rishihemi
vitin tjetër".
Emocionet
I emocionuar edhe Rafael Nadal
për suksesin e tij në "Australian
Open". Spanjolli i është drejtuar
Federer dhe i ka thënë: "Mos harro
se je një kampion i madh dhe jam i
sigurt që do ta arrish dhe do ta
kalosh Samprasin. Është gjith-
monë kënaqësi të luash ndaj teje.
Faleminderit që me ke mbështetur.
Marrja e këtij trofeu ka qenë një
ëndërr që u realizua. Takohemi
vitin tjetër", ka mbyllur spanjolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›