Bogdani në stol dhe në orët e fundit të merkatos
Erjon Bogdani nuk është prej kohësh
preferencë e trajnerit të Kievos Di Carlo.
Një gjë e tillë është përsëritur si ritual
edhe në ndeshjen e djeshme që skuadra
veroneze ka luajtur në shtëpi kundrejt
Sampdorias, takim i mbyllur me rezultatin
e barabartë 1-1. Bogdani ka qenë pjesë e
rezervave në stolin e skuadrës ë tij, por trajneri
Di Carlo nuk ka preferuar ta aktivizojë
as edhe një minutë në këtë takim. Gjithsesi,
sulmuesi shqiptar nuk po bën polemika
për zgjedhjet e trajnerit, edhe pse mosaktivizimi
po kthehet në një fakt shqetësues.
Kievo e ka shprehur qartë se nuk ka dëshira
ta mbajë Bogdanin, të cilin e shikon si një
barrë të rëndë financiare. Ndërkohë që vetë
sulmuesi ka preferuar të refuzojë shumë oferta
të Serisë A apo edhe klubeve angleze e
franceze, vetëm e vetëm për të qëndruar në
këtë ekip. Megjithatë, emri i tij ka qarkulluar
deri në minutat e fundit në merkato,
ndërsa sot pritet të mësohet më shumë
rreth të ardhmes së tij.