Ervin Skela kritikon pasigurinë e skuadrës
Ervin Skela është treguar kritik ndaj
lojës së skuadrës së tij gjatë këtij sezoni,
gjë që po e rrezikon dita-ditës Energi
Kotbuzin të bjerë nga kategoria. Një gjë të
tillë mesfushori shqiptar e ka bërë një ditë
pas humbjes 2-0 të skuadrës së tij të shtunën
në fushën e skuadrës surprizë e
Bundesligës, Hofenhajm. "Kur ne arrijmë
të barazojmë rezultatin në 1:1, askush nuk
e di se çfarë mund të ndodhë më pas",
nënvizon Skela, duke vënë në dukje pasigurinë
e skuadrës, e cila ka demonstruar se
e ka të vështirë të ruajë një lojë konstante.
Fantazisti shqiptar u aktivizua për 69
minuta si titullar, më pas ai u zëvendësua
nga trajneri Prasnikar, i cili futi në vendin
e tij, Angelov. Ndërsa vetëm 15 minuta lojë,
ka rezervuar trajneri i Karlsruhes për sulmuesin
shqiptar Edmond Kapllani në
ndeshjen e djeshme, të humbur me rezultatin
2-0 ndaj Bokumit. Aktivizimi i kavajasit
në këtë sezon ka qenë jashtëzakonisht
shumë i paktët.