E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoba për Balotelin, Interi apelon vendimin

Baloteli u gjobit me shtatë mijë euro nga gjykata sportive italiane, për shkak të duartrokitjeve ironike në drejtim të publikut veronez pas daljes nga loja të mërkurën në ndeshjen midis Kievos dhe Interit. Presidenti zikaltër, Masimo Morati, e ka cilësuar të papranueshëm këtë masë ndaj 20-vjeçarit, duke theksuar se do të apelojë vendimin.Por nuk mbetet me kaq, pasi së fundi, ky rast ka marrë edhe ngjyrim politik. Senatori i Partisë Demokratike, Benedeto Adranja, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka kritikuar vendimin e gjykatës sportive. “Kam neveri për koret raciste në stadiumet tona dhe për tifozët që fyejnë lojtarët me ngjyrë. Nuk e kuptoj pse përdoren njësi të ndryshme për të gjykuar një çështje. Mesa duket, gjyqtari i ndeshjes Kievo-Inter ka dëgjuar vetëm koret ndaj lojtarit vendas, Luçiano dhe jo ato ndaj Balotelit”, deklaroi senatori italian.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›