Si do ta zgjidhnim ne amerikanët çështjen e kutive
Grid Rroji
Një koleg opinionist shkruante në një të përditshme shqiptare se është për të ardhur keq, që në Shqipëri nuk është vendosur ende një traditë e sondazheve të herëpashershme të opinionit. Në Amerikë këto sondazhe janë buka e përditshme e shumë opinionistëve, sepse rrëfejnë perceptimet e publikut mbi çështje të ditës. Në të njëjtën logjikë, mund të themi se amerikanët kanë edhe një traditë tjetër të konsoliduar, atë të pranimit të rezultatit të zgjedhjeve cilido qoftë rezultati. Me sa po duket, Edi Rama në vitin 2009 ende nuk e ka asimiluar një mësim të tillë demokracie nga populli më votëdashës në botë.
Duke qenë se unë dhe kolegu ndajmë privilegjin e të qenit edhe amerikanë edhe shqiptarë, do të sugjeroja që ne e kemi një zgjidhje. Për hir të argumentit le ta mendojmë këtë çështjen e sikletshme të kutive si një problem amerikan dhe të shohim se ç’zgjidhje na jep sistemi amerikan.
Së pari, le ta shtrojmë problemin. Kemi të bëjmë më një palë zgjedhje të ngjashme me zgjedhjet presidenciale në SHBA. Pra le të supozojmë se është viti 2000 dhe kandidatët për president janë Al Gore, George W. Bush dhe Ralph Nader. Le të supozojmë se rezultati është I ngushtë, aq sa më s’bëhet, disa qindra vota ndajnë thelën më të madhe të pushtetit në Amerikë, presidencën. Duhet theksuar se ndryshe nga sistemi proporcional shqiptar, ku partia humbëse merr një pjesë të vendeve në parlament e rrjedhimisht edhe të pushtetit të kontrollit të ekzekutivit, në sistemin maxhoritar amerikan humbësi me shumë gjasa i drejtohet studimeve akademike.
Al Gore është në disavantazh, por mijëra vota të tija a nuk janë numëruar. Çfarë bën Al Gori? Sigurisht që i drejtohet gjykatës sipas ligjit. Duke qenë se në Amerikë është sistem federal, ai i drejtohet së pari gjykatës së shtetit të Floridas, më pas gjykatave federale e në fund Gjykatës Supreme. Faktet i japin të drejtë Bush, sepse ky është disa qindra vota përpara, por mijëra vota (supozohen të Gorit) nuk janë numëruar sepse janë konsideruar të pavlefshme! Gjykata Supreme vendos t’ia japë të drejtën kryesuesit dhe Bush bëhet President. Çfarë bën Gori? Sigurisht që brenda orës njeh vendimin e Gjykatës dhe uron Presidentin e ri. Por kolegu im amerikan dhe shqiptar mund të kundërshtojë duke argumentuar se zgjedhjet federale në Amerikë janë të mëdha krahasimisht me Shqipërinë dhe gjithsesi jo të vetmet. E atëherë le të marrim një rast, ku kandidatët luftojnë për një vend në senatin amerikan. Çdo shtet, sado i madh apo i vogël ka të drejtë të zgjedhë dy senatorë. Pra, posti i senatorit është shumë i rëndësishëm sepse përfaqëson jo një distrikt, po një shtet të tërë. Le të supozojmë se është viti 2008 dhe kandidatët janë dy në shtetin e Minesotës, Senatori republikan Norm Coleman dhe sfidanti aktor-komik Al Franken i Partisë Demokratike. Në përfundim të votimit Coleman është disa qindra vota në avantazh po Franken nuk jepet. Kërkon sipas ligjit të Minesotës rinumërim, të cilin Coleman e pranon pa bërë asnjë rezistencë. Pas rinumërimit, i cili sipas ligjit mbikëqyret nga kryeprokurori i Minesotës, i cili është i partisë së Franken, mrekullisht shumë vota të cilësuara të pavlefshme dalin në favor të Franken dhe ky kryeson me disa dhjetëra vota diferencë. Ç’bën senatori në fuqi Coleman? Sigurisht që i drejtohet gjykatës. Pas disa muajsh nëpër gjykata shtetërore, çështja i shkon gjykatës së fundit sipas kodit të Minesotës, Gjykatës Supreme të shtetit, e cila vendos se nuk e ka autoritetin të ndryshojë rezultatin e rinumërimit. Çfarë bën Coleman? Të nesërmen megjithëse zemërthyer, pranon verdiktin e gjykatës dhe uron tashmë senatorin Franken. Epo kolegu im amerikan dhe shqiptar mund të thotë Shqipëria është e vogël, e ndofta mund të krahasohet me distriktin Nassau të Kontesë së Long Islandit në shtetin e Nju Jorkut. E atëherë le të supozojmë se është viti 2009 dhe kandidatët për kryetar konteje (baras me kryetar komune pak a shumë) janë kryetari aktual Tom Suozzi i demokratëve dhe një njeri i panjohur, që as shumë republikanë s’e njohin për emër, Mangano. Rezultati i numërimit nxjerr disa qindra vota përpara kandidatin e panjohur Mangano. Sipas ligjit të Kontesë, Suozzi kërkon rinumërim. Më datë 30 nëntor përfundon rinumërimi dhe kandidati i panjohur është 34 vota në avantazh. E ç’bën Suozzi? - “Tashmë besoj e merrni me mend vetë të dashur bashkatdhetarë, se si i zgjidhim këto gjëra ne amerikanët...!
Por që ne shqiptarët të gëzojmë frytet e një demokracie normale, si fjala vjen, kjo e SHBA-ve, ndoshta Edi Rama nuk duhet thjesht të kopjojë si majmuni vetëm look-un e Presidentit Obama apo fjalimet e tij!
Ndoshta duhet të mësojë më shumë nga përgjegjshmëria e Al Gorit apo e John Mccain!